“Ligji për referendumet është i realizueshëm brenda këtij sesioni”, ishte një nga deklaratat e kryeministrit Rama gjatë Asamblesë Kombëtare të PS (21 mars). Kaq mjaftoi që puna të niste menjëherë dhe sot, në një konferencë për shtyp, kreu i grupit parlamentar të PS të paraqiste një draft për ligjin e referendumeve.
“Në Shqipëri Kushtetuta përcakton sesi mbahen referendumet dhe po ashtu sesi përmes referendumit mund të miratohen edhe amendamentet kushtetuese. Sot jemi këtu për t’i dhënë udhë këtij procesi. Do të jetë një proces i gjerë dhe i gjatë. Përpara se këtë draft që kemi sot këtu ta depozitojmë në Kuvend, do t’ia nënshtrojmë një procesi të gjerë konsultimi. Grupi parlamentar i PS do të zhvillojë disa tryeza të mëdha konsultative me juristë, profesorë, studentë, shoqërinë civile që të shkojmë në një projekt të konsoliduar mirë që edhe pasi të hyjë në procedurën e Kuvendit, të jetë një proces konsultativ”, tha Balla.
Ligji për referendumet ishte edhe në fokusin e kryeministrit Rama, i cili tha se beson që “është i realizueshëm brenda këtij sesioni.”
Balla shtoi se është e rëndësishme që shqyrtimi i procesit nga Gjykata Kushtetuese të mos kërkojë më shumë se 3 muaj kohë.
“Të kihet parasysh që e gjithë kjo mos të marrë më shumë se 3 muaj, të jetë diçka e rregulluar në draftin që do t’jua shpërndajmë, por sot nuk do ta depozitojmë në Kuvend pa bërë disa konsulta”, tha ai duke theksuar se ky është një draft paraprak.
Gjithashtu, partitë mund të mbajnë qëndrime të ndryshme, ndërsa po shihet mundësia që referendumi të mbahet ditën e zgjedhjeve.
“Ligji nuk i ndalon forcat politike të angazhohen pro ose kundër. Zhvillimi i fushatave kërkon kohë për secilën nga palët e përfshira”, u shpreh Balla.
Ai kërkoi që klasa politike të jetë sa më e përgatitur për të nisur këtë proces. Balla tha se ndryshimet e legjislacionit janë kusht për anëtarësimin në BE.
Kryetari i grupit parlamentar të PS mbështeti deklaratën e kryeministrit Rama për uljen e numrit të deputetëve në Kuvend, duke u shprehur se kjo mund të jetë një çështje ku mund të merret mendimi i qytetarëve: "Referendum për të pyetur shqiptarë për të ulur numrin e deputetëve në Kuvend, e mbështes, është një ide, por pasi të kemi ligjin."
Lidhur me qasjen e mazhorancës ndaj opozitës për ligjin e referendumeve, Balla tha se opozita “është e mirëpritur të kontribuojë, por s’mund të marrë peng jetën parlamentare të vendit.”
"Thirrja dhe ftesa ime për opozitën është që të distancohet nga dhuna. Dua të them sot, gatishmërinë tonë të plotë, edhe nëse duan, ligjin për referendumet, jemi të gatshëm edhe t’i presim, por s’kanë për të ardhur kurrë", tha Balla.
Reforma territoriale nuk është një opsion që mund t’i nënshtrohet referendumit. Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, tha se do të duhej që ndryshimet në ndarjen territoriale do të duhej të ndodhnin deri më 31 korrik të këtij viti për t’u aplikuar për zgjedhjet e vitit 2027.

Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë
Lajm në përditësim...
“A është Kavaja basti juaj?”, u pyet Taulant Balla gjatë konferencës për shtyp duke iu referuar vizitës së tij të një dite më parë në Rrogozhinë e Kavajë. Tashmë ai është caktuar si drejtues politik për Tiranën dhe thotë se sheh që Kavaja ka nevojë për vëmendje e administrim më të mirë. Këto dy mangësi ia atribuon qeverisjes së kësaj bashkie nga PD.
“Fakti që unë kam qenë dje në Rrogozhinë e Kavajë, janë dy bashki të rëndësishme të qarkut të Tiranës. Bashkia e Kavajës ka nevojë për vëmendje më të madhe dhe mirëadministrim shumë më të mirë sesa ai që ka sot. Në eksperiencën time, kam lobuar shumë që të kërkoj sa më shumë mbështetje nga qeveria në Kavajë, Rrogozhinë, Kamëz, Tiranë që deficitin e mungesës së kryetarit të bashkisë, ta mbulojmë. Kavaja do vëmendje më të madhe se për fat të keq qeveriset nga PD dhe kur qeveriset nga PD nuk ka punë, ka vetëm llafe”, u shpreh Balla.
“Merret Balla me mungesat” tha Rama kur u pyet në konferencë nga gazetarët për arsyen e mungesës së Elisa Spiropalit në seancën për votimin e imunitetit të Belinda Ballukut.
Pyetjes nëse do të merrte masa për mungesën e Spiropalit në seancë, Balla iu përgjigj se vendimet i merr së bashku me grupin parlamentar.
“Nuk i marr vetëm vendimet, i marr me grupin parlamentar. Që kështu do ta pyes dhe grupin parlamentar për këtë çështje”, tha Balla.
I pyetur gjatë konferencës se kujt i druhet Rama për ndryshimet e ndërmarra lidhur me drejtuesit politikë në qarqet e vendit, Taulant Balla tha se partia ndodhet në një fazë të re hapjeje. Ai u shpreh i bindur se fitorja e 11 majit mund të ripërsëritet nëse zgjedhjet bëhen që të dielën, por nuk ka kohë për të humbur pasi partia është në fushatë riorganizative.
“Ne jemi e vetmja parti politike në Shqipëri që zhvillojmë procese të vëtreta zgjedhjesh në nivel vendor. Jemi në një fazë të re hapjeje dhe rienergjizimi të partisë, me objektiv për të zgjeruar numrin e anëtarësisë të PS. 20 mijë anëtarë të partisë nuk është objektiv i thjeshtë, por i vështirë në një kryeqytet ku jeton 1/3 e popullsisë. Ne e ripërsërim fitoren tonë të 11 majit nëse zgjedhjet janë të dielën. Ndoshta na plotësohet edhe ëndrra ime e atij mandatit që e kam vuajtur shumë, mandatin e katërt në Lezhë me votat e diasporës dhe nuk më del e keqja deri në 2029. Nuk kemi kohë për të humbur në përgatitjet tona për këtë fushatë riorganizative. Do të kemi ndryshime në organizimin e partisë në nivel vendor. Do të jetë proces konkurrues platformash, siç ka ndodhur historikisht në PS për të konkluduar më 12 qershor. Në shtator, fillojmë përgatitjet për zgjedhjet vendore”, tha Balla.
Kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla tha se po punohet më tej për drafti për ligjin organik të Kuvendit, teksa tha se kryetari i Kuvendit Niko Peleshi ka organizuar dhe një takim me të gjithë kryetarët e grupeve parlamentare për të vijuar diskutimet.
Balla thotë se ligji për rregulloren e Kuvendit duhet të mbesë ‘partizan’ i institucionit dhe jo një ligj që e propozon Partia Socialistëve, por të jetë produkt i deputetëve.
“Di që dhe kryetari Kuvendit ka njoftuar një takim me drejtuesit e grupeve parlamentare për ligjin organik të Kuvendit. E kam thënë sa herë në komunikime që jemi i vetmi institucion që rregullojmë me ligj institucionet e tjera dhe nuk kemi rregulluar vendin tonë. Mendoj që integrimi në një ligj të plotë, qoftë i ligjit për statusin e deputetit, që do të jetë kapitull i veçantë, dhe deputetët e opozitës, kur flet me ta jashtë kamerave e mbështesin një gjë të tillë se ka të bëjë me kretibilitetin e Kuvendit. Në themelin e parlamentarizmit është deputeti. Dakord që të filloj diskutimi për këtë por nuk dua të marr autorësinë se është punë që ka ardhur nga shërbimi i Kuvendit. Mirë është të mos politizohet. Të mbesë një ligj shumë partizan dhe jo që e bën PS dhe prandaj nuk do të përfshihemi”, tha Balla.
Lidhur me qasjen e mazhorancës ndaj opozitës për ligjin e referendumeve, Balla tha se opozita “është e mirëpritur të kontribuojë, por s’mund të marrë peng jetën parlamentare të vendit.”
“PS ka pikë së pari një kontratë me qytetarët. Një ligj për referendumet është një mangësi e madhe në një të drejtë që duhet të ketë populli për t’u pyetur sa herë që merren vendime të rëndësishme në emër të tij”, tha Balla.
Ai ritheksoi mesazhin që opozita të distancohet nga dhuna dhe tha se janë të gatshëm t’i presin për konsultime, pavarësisht bindjes se opozita nuk do të reagojë.
“Thirrja dhe ftesa ime për opozitën është që të distancohet nga dhuna dhe këtu u rikthehem mesazheve shumë të qarta të Parlamentit Europian, të Bundestagut gjerman meqenëse pashë që në njërën dorë mbahej flamuri gjerman, me tjetrën hidheshin molotovë. Vetëm tifozë huliganë mund ta bëjnë këtë. Unë jam kundër faktit që duhet të heqim para nga pensionet, pagat e punonjësve të shtetit apo të të tjerëve dhe të paguajmë dëmet që shkaktohen. Dua të them sot, gatishmërinë tonë të plotë, edhe nëse duan, ligjin për referendumet, jemi të gatshëm edhe t’i presim, por s’kanë për të ardhur kurrë”, u shpreh kreu i grupit parlamentar të PS.
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla komentoi dhe deklaratën e kryeministrit Edi Rama për reduktimin e numrit të deputetëve të Kuvendit nga 140 që janë aktualisht sot, në 101.
Referuar dhe prezantimit të draftit për ligjin për referendumet, Balla tha se kjo çështje mund të jetë një ndër ta që do të kërkojnë dhe mendimin e popullit, por kjo mbetet për tu parë pasi ligji të marrë formën e plotë.
“Çdo fjalë, çdo germë n këto ligje, konsultohet me BE me Komisionin Evropian. Ne konsultohemi përditë me Komisionin Evropian asnjë nuk kalon në Kuvend pa dritën jeshile të KE.
Ndryshimi i numrit të deputetëve nuk është e kapitujve për anëtarësimin në BE unë jam mbështetës prej shumë vitesh i kësaj ideje, e kemi hedhur si ide, kryeministri e unë pa tij në vitin 2018 për reduktimin e numrin të deputetëve nga 140 në 101. Nuk është çështje sasie, por mendojmë që nj numër më i vogël i anëtarëve të Kuvendit e në jetën parlamentare më efikaste, më shumë kohë për diskutime të vlefshme.
Referendum për të pyetur shqiptarë për të ulur numrin e deputetëve në Kuvend, e mbështes, është një ide por pasi të kemi ligjin”, tha Balla.
Komente












