Opozita vijon sulmet nga Facebook-u: Rama si struci, ishte turist në Poloni, ja përse dështoi

Opozita vijon sulmet nga Facebook-u: Rama si struci, ishte turist në Poloni, ja përse dështoi

Opozita shqiptare vijon sulmet kundër kryeministrit Edi Rama në lidhje me samitin e Poznanit që u zhvillua në Poloni. Pas Bashës dje, që tha se Shqipëria është i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor që nuk përfitoi asnjë qindarkë nga 180 milionë Eurot që BE dha për projekte për vitin 2019, sot kanë qenë ish-deputeti demokrat Tritan Shehu dhe Erisa Xhixho nga LSI-ja që kanë vijuar akuzat përmes postimeve në Facebook. Megjithatë, ndryshe nga çfarë pretendon opozita, Samiti i Poznanit në kuadër të Procesit të Berlinit ka dhënë fryte për Shqipërinë (lexo këtu).

Postimi i Tritan Shehut
Rama si struci mbas “subjektivizmit politik”.Samiti i Poznanit ishte nje shuplake e forte per ate dhe keq qeverisjen e tij, qofte edhe per farsen e 30 Qershorit.Fatkeqesisht kjo Rilindje keshtu po penalizon nje popull te tere.Nuk flitet vetem per mos marje fondesh zhvillimi, per cvendosje edhe ne planin e vizibilitetit formal te tij atje, por dhe per nje projekt ndarje te Maqedonise se Veriut nga Shqiperia ne ecurine e integrimit.Dhe te gjitha keto deshtime pergjegjes per te cilat eshte ai vete, Rama mundohet t’i fshehe duke deklaruar se tashme integrimi i vendit varet nga “subjektivizmi politik i vendeve te BE”!!! Edhe struci eshte pak per ta krahasuar!

Postimi i Erisa Xhixhos
Turist në Samitin e Poznanit! Edhe një herë dështim i turpshëm. Kryeministri i Shqipërisë shkon në Samitin e Poznanit me duar në xhepa e kthehet prej andej si turist, pa paraqitur asnjë projekt serioz, ndërkohë që të gjitha vendet e tjera të rajonit perfituan projekte të rëndësishme.

WBIF , Instrumenti i investimeve te ballkanit Perendimor u krijua si një mekanizëm për të mbështetur financiarisht vendet e Ballkanit Perëndimor në kuader të proçesit të Berlinit.

Kryesisht në nderlidhje, në infrastrukturë dhe energjitikë, po më pas u zgjerua edhe për sa i takon projekteve sociale dhe të rinisë si shtyllë kryesore për BE.

Një nga projektet më të rëndesishme të investimit të perfituar nga ky instrument ku kam qënë protagoniste në dhjetor 2016 ka qënë projekti i bashkëfinancimit të linjës Hekurrudhore Tiranë- Rinas-Durrës me vlerë totale investimi 90 milion euro , nga të cilat 36 milionë euro ishte granti i përfituar nga Komisioni Europian. Pjese e financimeve madhore për vendin nga instrumenti ËBIF kanë qënë në vitet 2015,2016 dhe Interkonjeksioni Fier-Bitola dhe Linja e interkonjeksionit 400kv mes Maqedonise-Shqiperi etj.

Po si ka mundesi qe Shqiperia ne Samitin e Poznanit nuk merr asnje projekt investimi?

Për mendimin tim janë disa arsye.

1- Shkrirja e Ministrisë së Integrimit Evropian si koordinatorja dhe promovuesja kryesore e projekteve me financim nga Komisioni Europian.

2-Gjithashtu nuk është perditesuar lista e projekteve të veçanta kombëtare ( NSPP) të maturuara prej kohësh, e cila drejtohet nga kryeministria. Si rregull duhet perditesuar cdo vit.

3-Nuk aplikohet me qasja agresive në propozimin e sa më shumë projekteve të maturuara tek donatoret për të pasur mundësi për të përthithur sa më shumë fonde për vendin.

4-Nuk është eficente Ministria për Europen dhe Punet e Jashtme për të nxitur dhe orientuar ministritë e linjes për përpilimin , maturimin dhe aplikimin e projekteve serioze për fonde tek donatorët.

5-Nuk ka burime njerezore të mjaftueshme që të përthithin fondet në dispozicion për investime në kuader të Proçesit të Berlinit me instrumentin që u krijua ËBIF. Kjo ka sjellë dështim të turshpëm në prezantimin e Shqipërise ku për herë të parë që nga krijimi i ËBIF ne Nuk përfitojmë asnjë projekt investimi në Samitin e Poznanit nga fondi 180 milionë euro që ishte në dispozicion për Rajonin. Por prezantohemi me 11 projekte aspak të maturuara duke treguar mungesë serioziteti, përgjegjshmerie dhe vullneti për të perfituar projekte investimi për vendin tonë . Vendi yne meriton një perfaqesim dinjtoz që kurresesi nuk mund të behet nga një kryeminister e qeveri qe nuk di dhe nuk ka aftesi për të konkuruar me vendet e rajonit me projekte ambicioze dhe të besueshme që i shërbejnë zhvillimit të vendit.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Nora e Leshelise: 07/07/2019 22:18

    Kush flet per korrupsion, hajduti i ilaceve dhe kondrabandisti i naftes dhe kjo tjetra qe nuk dihet me cfare rron. Haha keta te dy hapen kot byt... se nuk i afrohen as te maja thoit Edi Rames. Moj Eriske spjegoju pak njerezve me cfare rron familja jote se ti me dy femije me dado me shtepi ne plazh dhe vetem me nje rroge, sa cudi je ekonomiqare e mire shume se nuk ka si spjegohet tjeter. Kjo zonja rron me parate e vjedhura ne tatime nga i shoqi, po sa paskan vjedhur sa nuk ju mbarohen ka tjetri 2 vjet pa pune dhe nuk jua ndjen fare.

    Përgjigju
  • taulanti kerkon nje moter: 07/07/2019 21:31

    Sna duhen leket e evropes se kemi mjaft leket e sorosit.

    Përgjigju
  • Populli: 07/07/2019 20:49

    Uaaa paska dale Prasi ruhu Z Tritan se mos e Provo prap apo nuk e ke problem se e mesoi rrugen

    Përgjigju
  • asl: 07/07/2019 12:48

    E vetmja pike eshte se evropa pret rezultate te korupsionit ku 95%e politikaneve jane te koruptuar,dhe te paret ne liste jane pd,lsi,dhe nje pjese e ps.

    Përgjigju
  • Lushnjari: 07/07/2019 11:51

    Ne keto kushte duhen gjetur dy presha..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille