Opozita vendosi datën e protestës së nëntë kombëtare. Ajo do të mbahet të premten e ardhshme në datën 21 qershor në orën 20:00. Skenari për vijimin e aksionit u vendos pas takimit me aleatët, kryesinë, ish-grupin parlamentar dhe Kolegjin e Kryetarëve. Takimet e Lulzim Bashës nisën në orën 12:00 me aleatët opozitarë.

Siç raporton gazetari Elis Memelli, në fjalën e tij gjatë mbledhjes lideri demokrat Lulzim Basha u shpreh se Edi Rama ka shpallur luftë dhe tani jemi në të drejtën për t'u përgjur me çdo mjet dhe çdo çmim për të mbrojtur kushtetutën.

"Edi Rama na ka shpallur luftë. Duhet të mbrojmë vendin dhe qytetarët, kushtetutën. Jemi në të drejtën tonë t’i përgjigjemi me çdo çmim dhe me cdo mjet.

Nuk ka zgjedhje pa opozitën. Është krim veçanërisht në kushtet e dekretit te presidentit.

Jemi në punë të pandërprerë. Takime me qytetarët për t’u shpjeguar njerëzve se Rama po bën grusht shteti. Është rrezik kombëtar, duhet ndalur menjëherë.

Vendi rrezikon rikthimin e vizave, izolimin, regjim represiv përmes arrestimeve", tha Basha.