Aksioni opozitar, Basha mbledh aleatët, vendoset data e protestës

Ditën e sotme opozita e drejtuar nga Lulzim Basha vendosi datën për vijimin e aksionit opozitar. Protesta e radhës do të jetë në 21 qershor e cila u vendos pas takimit me aleatët, kryesinë, ish-grupin parlamentar dhe Kolegjin e Kryetarëve.

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi ka deklaruar se javës tjetër, opozita do të zhvillojë protesta në çdo qytet, që do të kulmojnë më pas me një tubim kombëtar në kryeqytet. Duke u ndalur tek takimi me kryetarin Lulzim Bashën, Shehi tha se ky takim vjen si pasojë e zhvillimeve më të fundit politike në vend

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:52
Shehi zbulon takimin me Bashën: Javës tjetër qëndresë qytetare në gjithë vendin

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi ka deklaruar se javës tjetër, opozita do të zhvillojë protesta në çdo qytet, që do të kulmojnë më pas me një tubim kombëtar në kryeqytet. Duke u ndalur tek takimi me kryetarin Lulzim Bashën, Shehi tha se ky takim vjen si pasojë e zhvillimeve më të fundit politike në vend.

"Takimi me Bashën si shkak i situatës politike që po ndodh në vend. Ky kryeministër s'ka asnjë asnjë përgjegjesi, provokon qytetarët me takimet e tij elektorale, në vend që të zbatojë dekretin e Metës. Nuk mund të trembi asnjë njeri. Po bëhemi gati për një miting tjetër të madh në Tiranë, një protestë të madhe, dhe një rezistencë në çdo qytet. Do ta lajmërojmë ne këtë njeri, përpara se të na largojë ky nga Europa. Deri më datë 30 Shqipëria opozitare do të jetë në këmbë që koha e 30 viteve më përpara do të përfundojë njëherë e mirë", tha Shehi.

Ora 13:46
Monika Kryemadhi i shkon Bashës me 'pizhame' në takim (VIDEO-FOTO)

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ka shkuar sot në zyrën e kryedemokratit Lulzim basha për të vendosur mbi aksionin politik të radhës.

Ndryshe nga herët e tjera, Kryemadhi ka preferuar që të veshë një palë 'pizhame' verore.

Ora 13:04
Aleatët e Bashës: Protestat do të vijojnë! Negociatat s'hapen, Rama grusht shteti

Mbi një orë ka zgjatur takimi i Lulzim Bashës me aleatët, ndërsa një prononcim për mediat, kryetari i PR-së, Fatmir Mediu është shprehur se protestat do të vijojnë kundër qeverisë, deri në largimin e Ramës.

"Gjithë organizimi i diskutimit është që do të marrin cdo hap për të ndaluar këtë grusht shteti të organizuar nga Edi Rama. Sjellja e Ramës duke arrestuar protestues është kriminale na kthen në komunizëm.

Kjo sjellje në kundërshtim me të ardhmen e vendit tashmë ka qartësuar edhe pozicionin e BE-së, që ka vendosur për të mos hapur negociatat dhe një pjesë e vendeve kërkojnë rikthimin e vizave. Sot po shkojmë në hapa pas për shkak të përgjegjshmërisë së Ramës dhe shqiptarët duhet të çohen.

Ne kemi thënë që brenda 6 muajsh është e mundur që të organizohen zgjedhjet, por së pari duhet  të largohet Rama dhe të krijohet një qeveri tranzitore" tha ai. I pyetur a do të vijojnë protestat, Mediu u përgjigj 'Të gjitha'.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • fatmir JEVGJITI: 14/06/2019 17:09

    Shikoni fatmir jevgjit mediun i ka duart me gjak e vazhdon e qëndron në politik. Sa turp është për kombin Shqiptar që kriminel të till vazhdojn e qëndrojn të lir e vazhdojn e bëjn politik. Po mir ja bëjn Shqiptarve që rrin si hu gardhi e si zhdukin nga faqja e dheut kta fundërrina kriminel hajdut imoral.

    Përgjigju
  • TONI TIRANE: 14/06/2019 14:04

    Fallzhorja me brekushe firmato. Ku i gjeten leket keta dhe kane pasurit te papare. Plehrat

    Përgjigju
  • Meno pauza e Mones-shkak i krizes shqiptare: 14/06/2019 12:09

    Tere keto dite me syte nga memedheu Edhe "u kenaqa". Europa nuk do te lejoje qe shqiptaret te levizin neper Europe si te duan ata. Kjo per emigrantet shqiptare eshte dicka e mire sepse bashkeatdhetaret nuk jane mesuar te zbatojne ligjet dhe kjo drejte per se drejti apo terthorazi na penalizon edhe ne emigranteve... <b>Me mire le te hedhin molotov ne Tirane se sa ne Thesalloniki!</b> Merre me mend Presidenti shqiptar me te shoqen kane krijuar nje ShPK me emri LSI dhe gruaja kur nuk do e detyron Presidentin e Shqiperise te luaj nga fiqiri... <b>Ka dhe probleme te menopauzes se Mones qe keto ndikojne ne fatet politike te bashkeatdhetareve. Ose psh Mona do te beje operacione plastike per te zvogeluar vithet apo zmadhuar cicat. Atehere Presidenca shqiptare shkon ne tilt!</b> Nga larg shikoj vit pas viti se si evulojne bashkekombesit.Kane bere goxha perparime. <b>Me gjithate ShPK-ja e Mones predominon politiken shqiptare...</b> Mos harroni qe lufterat qe nga koha e Greqise se Lashte e deri ne ditet tona kane pasur si shkak femrat. <b>Zgjidhni problemet e menopauzes se Mones te shpetoni Shqiperine...</b>

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Aksident i frikshëm në Librazhd-Elbasan, vetura përplaset me mbrojtësen anësore dhe përmbyset!

Aksident i frikshëm në Librazhd-Elbasan, vetura përplaset me mbrojtësen anësore dhe përmbyset!