Opozitë e pandreqshme! Sa keq për Shqipërinë!...  

Opozitë e pandreqshme! Sa keq për Shqipërinë!...  

Sali Berisha dhe Lulzim Basha

Mos pranimi i humbjes nga Opozita ishte i paralajmëruar. Mesazherët e Opozitës, që janë disa  analistë 24 në 24 orë, i lëshuan sinjalet e trajektores ku do të shkelë Opozita pas 25 Prillit. Vendimi i Sekretarit të SHBA për të shpallur Non-Grata Sali Berishën ishte një shans që Opozita të mos shkelte trajektoren e dhunës, mos të mbetej peng i së shkuarës së saj. Mirpo deklarata e Lulzim Bashës, i cili mori nën mbrojtje Sali Berishën është shumë e frikshme, nuk duhet të kalojë lehtë e në heshtje sepse paralajmëron stuhi. Kjo deklaratë provon katër cepërisht se Opozita në garën elektorale të 25 Prillit nuk kishte hyrë thjesht për të marrë pushtetin, por para së gjithash për të destabilizuar vendin. Nëse pushteti do ti mbetej në dorë kjo do të ishte thelë mbi bisht. Gjatë fushatës elektorale liderët e Opozitës tentuan e provokuan ngjarje që mund të çonin në destabilizim të situatës (përgjakje dhe vrasje në fushatën zgjedhorë në vitin 2021 në një vend antar i NATO!...). Opozita krijoi struktura të armatosura (nën okelion e mbrojtjes së votës!..), me strukturë të centralizuar e me zinxhir komandues sipas niveleve Terren-Qark-Qendër dhe me një logjistikë mbështetëse të admirueshme. Ata ishin të gatshën për terror por iu plasi bomba në dorë dhe u shushatën që pas shkrepjeve të para të armëve tyre!.. Pra e donin dhe e kërkuan destabilizimin me çdo kusht.Po tani pas 25 prillit, Opozita a do të ndryshojë sjellje dhe kurs?!

Siç e ka deklaruar, Ajo asnjëherë nuk do ta pranojë rezultatin e zgjedhjeve. Ndërkohë vendimin e sekretarit të shtetit të SHBA do ta përdorë si një injeksion adrenaline për mbështetësit e sajë miopë. Diabolikisht do të hyjë në Parlament dhe do të dalë në sheshe me mbshtetësit e vet. Pra dhunën për destabilizim do ta ushtrojë “dopio petë”. Në Parlament Simfonia do të luhet me disa oktavë më lartë se sa ajo që u luajt në Parlamentin e Kosovës edhe pse ka të njëjtin kompozitor e të njëjtin dirigjent. Veç gazit lotsjellës do të provokohen deri përleshje deputetësh. Skenari është që në Pralament të ketë skena të shëmtuara, pothuajse skena krimi. Vetëm kështu Opozita do të gjejë shkakun për ta braktisur Pralamentin, të hyjë e të dalë në seanca sa dhe kur të dojë, të degradojë autoritetin e institucionit dhe  të paralizojë veprimtarinë e tij. Së shpejti dhuna do të shfaqet në sheshet dhe në rrugët e Tiranës, ndoshta edhe pa u mbledhur Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 25 Prillit. Kjo sepse duhet që në sytë e vendeve antare të BE të risillet një Shqipëri e destabilizuar që nuk meriton as të shihet me sy, pa lere më ta kesh në bashkësi; gjë që e ka bërë edhe jo pak herë të tjera. Demonstruesit do të provokojnë rëndë forcat e rendit, do të sulmojnë egërsisht institucionet sipas një skenari të mirë përgaditur.

Si në Parlament edhe ne rrugë e sheshe Opozita do të forcojë sensin anti EuroAtllantik e sidomos Anti SHBA që shpesh është vërejtur në retorikat e liderëve dhe analistëve pro Opozitës, por tashmmë mos të çuditemi kur nëpër mitingje të shohim fotot e Sali Berishës apo të dëgjojmë thirrjt: “Rroftë Sali Berisha” edhe pse prej hipokrizisë qesharake të Opozitës do të valviten flamuj te BE, SHBA dhe NATO. Kjo stuhi gjithë territoriale dhe shumë institucionale do të ndërmerret që të detyrojnë Mazhorancën të pranojë kërkesat e Opozitës që do të artikulohen dita ditës sot dhe gjatë demonstratave si: “Duam Qeveri teknike ose Qeveri Stabiliteti pa Kryeministër Edi Ramën...”, “Duam zgjedhje lokale të parakohëshme, pa dëgjuar gjykimin e kushtetueses”, “Duam rishikim të gjithë çfarë është bërë për Reformën në drejtësi” etj.... Pra si të thuash Opozita do të kërkojë të marrë fatin e Shqipërisë në duart e sajë, ta nxjerrë nga shinat e Sistemit dhe t’ia nënshtrojë voluntarizmit anarshist. Përmes veprimeve destruktive të hedhë parrullën e mosbindjes civile, të fermentojë gjendjen drejt pamundësisë së qeverisjes nga kjo Mazhorancë.  E qartë, me çdo kusht destabilizim, vetëm e vetëm që negociatat mes BE dhe Shqipërisë të mos hapen; kjo është rruga më e mirë që Shqipëria të ngujohet larg BE dhe SHBA!.. Nëse kthejmë kokën mbrapa dallojmë se ky është një mision bashkëshoqërues i Opozitës që në lindje, pavarësisht parrullave që ajo i ka përdorur si vello për të mbuluar veprimet e dhunshme e destruktive!.. Për t’ia arritur qëllimit ogurzi Opozitës do ti duhet që për një kohë jo të shkurtër të kryejë aktivitet të pandërprerë dhe me shkallë profesionale të cilësuar. Për të egzektuar sa më sipër i duhen njerëz besnikë që do të jenë analistë nëpër ekrane televizive, herë demostrues në rrugë e sheshe, herë kamikazë në Parlament e herë herë mesazherë në opinionin ndërkomëtar. Pra Opozita do të mbledhë rreth vehtes ata që do i ka quajtur qëndrestarë dhe nuk është çudi të shpallë krijimin e një Fronti Flijimi, të cilit ti veshij atributet e popullit që kërkon ndryshimin duke zhdukur “komunistët” e socialistët nga faqia e dheut. Kërkesat e Opozitës janë të llojit “Më jep atë që nuk ma ke!..”. !.. Por kujt i duhet një front i tillë që shpall e zhvillon luftë ndaj shumicës së popullit të vet? A thua se Opozita nuk e njeh kontekstin e zhvillimeve gjeopolitike që po ndodhin në Rajonin e Ballkanit Perëndimor? Ta themi hapur, motivet që pretendon Opozita janë një okelio për të mbuluar motivin e vërtetë: ”Shqipëria të mos hyjë në BE dhe SHBA jashtë Shqipërisë!...”. Tashmë gjërat duhen thënë shkoqur. Duhet folur pa dorashka. Ballua ka filluar të luhet pa maska, pa ndrojtje, pa fshehur identitetet. Koha të digjen mëkatarët!.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë