'Opson 8'/ Sekuestrohen sasi rekord, mishi e ushqime të tjera nën standarde e të falsifikuara, 9 në pranga

'Opson 8'/ Sekuestrohen sasi rekord, mishi e ushqime të tjera nën standarde e të falsifikuara, 9 në pranga

9 persona janë arrestuar, një është shpallur në kërkim dhe 22 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë në vendin tonë në kuadër të operacionit ndërkombëtar të koduar 'Opson 8' për  goditjen prodhimit, tregtimit e trafikimit të produkteve ushqimore dhe pijeve nënë/standardeve dhe të falsifikuar.

Sipas Policisë së Shtetit në këtë operacion marrin pjesë më shumë se 70 vende të ndryshme nga e gjithë bota dhe mbështetet nga INTERPOL dhe EUROPOL.

Gjatë këtij operacioni në Shqipëri janë kontrolluar rreth 244 subjekte tregtare, persona fizike, punishte dhe automjete transporti. Ku 8 subjekte janë proceduar penalisht për veprën penale të "Shkelja e drejtave të pronësisë Industriale".

Ndërsa 30 subjekte të tjera janë proceduar penalisht për vepra penale "Mashtrim", "Kontrabanda me mallra të tjera", "Kontrabanda me mallra të ndaluara",  Prodhim të Kundraligjshëm, "Punësimi i paligjshëm", " Falsifikimi i dokumenteve", "Falsifikimi i vulave, i stampave  osi i formularëve", "Shpërdorimi i detyrës", "Prodhimi dhe shitja e ushqimeve dhe lëndëve  të tjera  të rrezikshme për shëndetin", "Prodhim i kundraligjshëm i artikujve dhe mallrave industrialë dhe ushqimorë",  "Fshehja e të ardhurave".

Gjithashtu në kuadër të këtij operacioni janë sekuestruar mallra të ndryshme ushqimore dhe pije të falsifikuara/nën standarde apo të prodhuara në mënyrë të kundraligjshme në sasitë:

Mish i ngrirë në sasinë 2534 kg; Verë në sasinë 8560 litra; Kafe 372 kg; Djath 700 kg; Sallamra dhe nënprodukte 264 kg; Pije të forta alkoolike 52 litra; Pije freskuese 100 litra; Ujë mineral 1450 litra; Vajra vegjetale 66  litra,Vezë 4500 kokrra; Fruta të thata 85 kg; Patatina kubeti 600 njësi  etj, të gjitha kapin  vlerën rreth  160 000  USD.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Falsifikatori: 23/06/2019 16:07

    E keni nje te shkolla kongresi i manastirit tirane e ka punishten ne shpi brenda apo kta nga korca nuk quhen

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'