Nga të dhënat e para mësohet se armët dhe përkrenarja janë parë nga rreth 1.8 milion qytetarë të ardhur nga brenda dhe jashtë vendit. Muzeologu Fredi Gusho thotë se numri ka tejkaluar parashikimet.
“Fluksi është i paparë, ne nuk e mendonim që të ishte kështu fundi i ndenjjes së armëve dhe përkrenares së Skënderbeut. Megjithatë ne shikojmë një dyndje të madhe të shkollave sidomos. Vetëm në datën 28 hynë rreth 80-90 mijë vizitorë. Pati vizitorë sidomos pas vitit të ri, familjarë, emigrantë”, u shpreh muzeologu Fredi Gusho.
Edhe në kthimin drejt Vjenës, armët e heroit kombëtar do të transportohen nën masa të rrepta të sigurisë teknike.
(gh/Gre.M/Shqiptarja.com)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)