Ora e debutimit të ëndërruar po afron, Vllaznia e vajzave gati për Real Madridin! Futbollistet: E dimë vështirësinë, por kemi vlerat tona

Të enjtën në orën 18:45 në stadiumin ‘Loro Boriçi’ ekipi shqiptar i Vllaznisë së vajzave do të debutojë në grupet e Chemapions League dhe menjëherë e pret një superpërballje kundër Real Madrid. Pavarësisht kundërshtarit tejet prestigjioz dhe të fortë në letër në kampin shkodran ka optimizëm edhe për faktin se presin mbëshetjen e zjarrtë të publikut.

“Vllaznia është gati, pasi vajzat janë përgatitur nga të gjitha pikëpamjet fizikisht, teknikisht, por edhe morali është shumë i lartë. Kjo sepse vajzat kanë një karakter të jashtëzakonshëm në fushën e lojës dhe këtë do e shprehim edhe në fushën e lojës. Në fund kjo është një garë dhe aty synohet rezultati sa më pozitiv,”-u shpreh Nikolin Leka, trajner i Vllaznisë.

Futbollistet janë koshiente për vështirësinë e ndeshjes, por thonë se do ta përballojnë me kurajo 90 minutëshin dhe do tentojnë të bëjnë surprizën.

“Natyrisht që e vlerësojmë kundërshtarin, por frikë nuk kemi asnjëherë pavarësisht se kë kemi përballë. Edhe ne kemi vlerat tona, aftësitë tona dhe futemi në fushën e lojës për të marrë maksimumin,”-tha Esmeralda Franja, futbolliste e Vllaznisë.

“Janë ekipe të mëdhaja me finananca të konsiderueshme. Kanë sponsora të mëdhenj, por ne kemi karakter dhe falë stërvitjes e meritojmë të jemi në këto grupe,”-deklaroi Megi Doçi, futbolliste e Vllaznisë.

Si të mos mjaftonte Real Madridi Vllaznia e vajzave është shortuar në të njëjtin grup me Chelsea-n dhe Paris SG.

Ne.k./K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Tayna tregon momentin e arrestimit në Zvicër: Qëndrova 5 orë në burg

Tayna tregon momentin e arrestimit në Zvicër: Qëndrova 5 orë në burg