Ora e Euroderbit, bota e futbollit mban frymën për Milan-Inter! Sonte në fushë 2 klube emblematike, rekorde arkëtimesh dhe miliona kërkesa

Sytë e krejt botës së futbollit do jenë sonte në San Siro pasi në orën 21:00 do vihen përballë Milan dhe Inter, që do luftojnë për gjysmëfinalen e Champions League. Hera e fundit që kishte ndodhur diçka e tillë është pikërisht 20 vite më parë kur ‘djalli’ në fund arriti të fitonte edhe trofeun me veshë të mëdhenj.

Te Interi nuk ka ndienjë hakmarrje, por zikaltërit ashtu si Milani duan biletën e finales së Stambollit. Sot nga stoli priten ta nisin Calhanoglu, por edhe Lukaku të cilët mund të jenë armët shtesë të Inzaghit gjatë ndeshjes. Në prag të gjysmëfinales së parë trajneri i zikaltërve ka thënë se ‘ndihen të fortë’ dhe se ‘skema e Interit nuk do varet nëse Leao është në lojë apo jo’.

Te Milani është pikërisht portugezi çështja me e rëndësishme. Leao ka provuar të rikuperohet pas dëmtimit në fundjavë kundër Lazio-s, por vetëm në momentet e fundit pritet të vendoset nëse do jetë me skuadrën apo jo. Trajneri i kuqezinjve Pioli ka deklaruar se ‘nuk i intereson fakti që Interi është favorit’, por ka shtuar se ‘është e mrekullueshme të luash euroderbin kundër zikaltërve’.

Për këtë ndeshje do ketë një rekord fitimiesh nga biletat, pasi për herë të parë në historinë e futbollit italian Milan ka arkëtuar mbi 10 milionë euro. Sakaq mediat italiane kanë shkruar se rreth 2 milionë tifozë në të gjithë botën kanë kërkuar biletë për gjysmëfinalen e parë, që do të thotë se duhen 26 stadiume sa ‘San Siro’ për t’i patur të gjithë.

Në këtë sezon ka patur 3 përplasje mes Interit dhe Milani. ‘Djalli’ ka fituar 1 në Seria A, ndërsa Inter më pas ka siguruar Superkupën dhe 1 ndeshje në kampionat. Mirëpo në Europë në katër përballje janë dy barazime dhe 2 fitore për Milanin.

Ne.k./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • e drejta: 10/05/2023 11:43

    AMALA PAZZA I N T E R AMALA....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion