Ora që do të punojë 10 mijë vjet,
do të instalohet brenda një mali/VD

Ora që do të punojë 10 mijë vjet,<br />do të instalohet brenda një mali/VD<br>
Drejtori i Amazon, Jeff Bezos, bëri një investim prej 42 milionë dollarë  për "Orën 10,000 vjeçare", e cila më në fund pas dy dekadash po ndërtohet.
Bezos ndau një video të martën të ndërtimit të orës gjigande brenda një mali në Teksasin perendimor.
Do të jetë 500 metra e lartë, dhe do të qëndrojë si "një simbol për të menduar afatgjatë", tha themeluesi i Amazonit.

Bezos është një nga mbështetësit financiarë të orës 10,000 vjeçare, e cila po ndërtohet nga instituti kulturor jofitimprurës, Fondacioni "Long Now".
Një nga objektivat e fondacionit është të nxisë nocionin e të menduarit kritik afatgjatë në epokën e sotme të komunikimit të shpejtë në internet dhe jetesës me ritme të shpejta.

Ndryshe nga orët konvencionale, ora 10,000 vjeçare nuk është projektuar për të mbajtur gjurmët e sekondave, minutave ose orëve. Përkundrazi, është projektuar për të shënuar një herë në vit për rreth 10,000 vjet.
Fondacioni Long Noë tha se ora do të luajë muzikë herë pas here duke përdorur këmbanat, dhe se çdo herë do të jetë një melodi që nuk ka luajtur më parë.
"Orët e orës dhe meloditë që ajo do luajë janë programuar që të mos përsëriten për 10,000 vjet", tha themeluesi.
Fondacioni "Long Now" nuk ka thënë kur ora do të përfundojë, por tha në faqen e saj se do të ishte e hapur për publikun sapo të përfundojë.
Ora është më shumë një vepër konceptuale e artit e projektuar për të inkurajuar njerëzit të jenë kujdestarë të mirë të së ardhmes së largët të njerëzimit", u shprehën projektuesit dhe financuesit e saj.

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet