'Orange Bike Week', Veliaj: Para 7 vitesh, Tirana s’kishte asnjë metër korsi biçikletash, sot ka 52 km; duhet të ulim përdorimin e makinës

'Orange Bike Week', Veliaj: Para 7 vitesh, Tirana s’kishte asnjë metër korsi biçikletash, sot ka 52 km; duhet të ulim përdorimin e makinës

Erion Veliaj

Në ‘Javën Hollandeze’, Bashkia e Tiranës dhe Ambasada e Holandës organizuan "Orange Bike Week", një aktivitet për promovimin e biçikletave në qytet, si dhe ndërgjegjësimin e qytetarëve ulin përdorimin e makinës. Kryebashkiaku Erion Veliaj tha se ndryshimi vjen ngadalë, por shtimi në masë i korsive të biçikletave në Tiranë, ku sot numërohen 52 km, dhe organizimi i ditëve pa makina çdo të dielë, janë një lajm i shkëlqyer për të gjithë. I pranishëm në aktivitet ishte edhe ambasadori i Holandës në Tiranës, Reinout Vos.

"Tirana po rritet me ritme të shpejta dhe ne duhet të marrim një vendim: Ose do e bëjmë qytetin parkingun më të madh në botë, me 200 mijë makina, ose do gjejmë mënyra alternative për të lëvizur. Në 4 korsitë e biçikletave më kryesore të Tiranës, në një ditë kanë lëvizur 18 mijë çiklistë. Pyetja është kjo: Është më mirë që këta 18 mijë vetë të ishin me biçikletë në rrugë, apo me makinë? Nëse do ishin me makinë, sot do të kishte më shumë trafik", tha Veliaj. 

Për sa i përket atyre që thonë se korsitë e biçikletave kanë ngushtuar rrugën e makinave, kryebashkiaku iu përgjigj: “Është legjendë urbane të thuash se korsitë e biçikletave kanë ngushtuar rrugën e makinave. Jo vetëm që rruga nuk është ngushtuar, por përkundrazi, çiklisti është aleati më i madh edhe për shoferët sepse po të kishte zgjedhur të lëvizte me makinë, edhe ai do të shtonte trafikun e qytetit”.

Në fund, kreu i Bashkisë i ftoi të gjithë që t’i sugjerojnë miqve të tyre përdorimin e biçikletës, ndërsa vuri në dukje se para 7 vitesh nuk kishte asnjë korsi biçikletash në Tiranë, ndërsa sot ka 52 km dhe që do të shtohen akoma më shumë.

“Secili prej jush, - iu drejtua ai të rinjve përdorues të biçikletës – duhet të japë një shembull. Media më e mirë nuk është as televizori, as radio, as Facebook, as Instagrami, as TikTok; media më e mirë është një çun ose një gocë që i thotë një çuni ose një goce tjetër, se duhet të pedalosh. Për të gjithë ata që thonë ‘nuk bëhet’, ju them se para 7 vitesh nuk kishim asnjë metër korsi, sot kemi 52km korsi biçikletash, por mund të shkojmë edhe më shumë”, përfundoi Veliaj.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Stockholm: 22/04/2022 15:27

    Isha në Tiranë,52 km për biçikleta por pak biçikleta dhe trafik i tmerrshëm nëpër rrugë.Për personat me aftësi të kufizuara asnjë nuk mendon. Mungojnë taksitë e përshtatura në Rinas dhe Tiranë.Mos jepni licensën firmave të taksive pa pasur një taksi të përshtatur në parkun e tyre.Trotuarë të lartë dhe pa zbutje për të lehtësuar lëvizjen me karrocë. Viti 2022 bëni diçka serize dhe investoni në tranvaje si gjithë bota.

    Përgjigju
  • Lali: 22/04/2022 14:35

    Ka 52 km korsi me cmim 52 miljon euro dhe ka 5200 te vdekur nga trafiku ku ngel ambulanca prej ktyre korsive te bicikletave

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, makina përplas 75-vjeçaren! E moshuara dërgohet në spital

Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, makina përplas 75-vjeçaren! E moshuara dërgohet në spital