SHBA- Një orangutang femër, vetëm dy javëshe, ditën e premte, surprizoi vizitorët e Kopshtit Zoologjik në San Diego të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ajo u ekspozua për herë të parë për publikun bashkë me mamanë e saj.
Orangutangu i sapo lindur, dukej paksa i frikësuar ngjitur pas të ëmës, pasi ngjiteshin në litarët e vendosur në ambientin ku jetojnë. Mamaja e orangutangut, herë pas here ndalonte mbi një litar për të parë dhe për të ekzaminuar fëmijën e saj, duke e përkëdhelur atë.
Një skenë vërtet emocionuese dhe prekëse në të njëjtën kohë.
Tanya Howard, një kujdestare e këtij Kopshti Zoologjik, u shpreh "Mamaja Orangutang, veprimi i parë që ajo kreu me fëmijën e saj, ishte ta pastronte atë dhe duke e mbajtur pranë saj. Pasi e sapolindura nuk ka forcë të qafës dhe forcë muskulare të duhur për të qëndruar vetë, por ka vetëm forcë tek gishtërinjtë, ku mund të shtrëngojë fare mirë mamanë e saj".
Orangutangu femër, lindi në datën 25 tetor të këtij viti dhe mes saj dhe mamasë, krijohet një lidhje tepër e ngushtë dhe kjo është një karakteristikë e tyre, që të qëndrojnë me mamatë e tyre deri në moshën 8-vjeçare.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com