Hungaria nuk do të lejojë demonstrata në mbështetje të “organizatave terroriste”, tha sot kryeministri i vendit Viktor Orban, duke shtuar se të gjithë qytetarët hungarezë duhet të ndihen të sigurt pavarësisht nga feja dhe origjina e tyre.
“Është tronditëse që ka tubime në favor të terroristëve në të gjithë Europën”, tha Orban.
Organizata palestineze Hamas, e cila nisi një sulm kundër Izraelit të shtunën e kaluar, është cilësuar një organizatë terroriste nga Izraeli, SHBA, BE, Kanada, Egjipti dhe Japonia, raporton Reuters.
Kryeministri hungarez, një aleat i homologut të tij izraelit Benjamin Netanyahu, tha se Izraeli kishte të drejtë të mbrohej, por shtoi se ishte e rëndësishme që konflikti të mos u përhapej në vende të tjera dhe të destabilizojë të gjithë rajonin
Ish-kreu i Hamasit, Khaled Meshal, ka bërë thirrje që sot të organizohen demonstrata në të gjithë botën myslimane në favor të palestinezëve dhe popujve të vendeve fqinje për t’iu bashkuar betejës kundër Izraelit.
Nëpërmjet Facebook-ut është bërë thirrje për një demonstratë në mbështetje të palestinezëve sot në orën 16:00, jashtë Ministrisë së Jashtme hungareze në Budapest.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Gaza, civilët nisin të largohen në masë! Ushtria izraelite nis ofensivën! Netanyahu: Ky është vetëm fillimi, do ta shkatërrojmë Hamas! Vritet gazetari i Reuters
S.S/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?
-
Po
21.4%
-
Jo
69.6%
-
Nuk e di
8.9%
Vota total: 168
Lajme të tjera
-
Dhjetëra mijëra njerëz protestojnë në Budapest kundër Viktor Orbanit
6 Prill, 18:41
-
Të padëshiruarit e perëndimit, Orban dhe Dodik takohen në Banja Luka
6 Prill, 11:58
-
Ambasadori amerikan paralajmëron Hungarinë për lidhjet 'e ngushta' me Rusinë
14 Mars, 21:39
-
‘Asnjë qindarkë për Ukrainën’, Orban pas takimit me Trump: Nëse rizgjidhet president i SHBA-ve, do t’i japë fund luftës mes Kievit e Moskës
11 Mars, 20:27
-
SHBA presion Viktor Orban/ Hungaria, i vetmi anëtar i NATO-s që nuk ka ratifikuar aplikimin e Suedisë
16 Shkurt, 11:04
-
‘Durimit tonë po i vjen fundi’, NATO paralajmëron Orban: Hungaria të mos e vonojë pranimin e Suedisë në Aleancë
8 Shkurt, 08:47
-
Presidenti i Argjentinës vizitë në Izrael në shenjë solidariteti
6 Shkurt, 14:50
-
Orban bojkoton seancën e parlamentit për të ratifikuar anëtarësimin e Suedisë në NATO
5 Shkurt, 17:00
-
Antony Blinken mbërrin në Arabinë Saudite
5 Shkurt, 15:25
-
Rrëfimi prekës i ushtarit izraelit: Palestina duhet të jetë shtet, ata nuk kanë faj që na urrejnë
5 Shkurt, 14:31
-
Ligjvënësit republikanë propozojnë mbi 17 miliardë dollarë ndihma për Izraelin
5 Shkurt, 12:03
-
Ushtria e Izralit bën bilancin: Prej 7 tetorit janë goditur rreth 50 objektiva të Hezbollahut në Siri
4 Shkurt, 07:40