
Kryeministri hungarez Viktor Orban do të takohet sot me Donald Trump në Uashington, për herë të parë që nga rizgjedhja e presidentit amerikan, për të kërkuar heqjen e sanksioneve amerikane mbi naftën ruse.
Muajin e kaluar, Shtetet e Bashkuara shënjestruan dy prodhuesit më të mëdhenj të naftës në Rusi me masat e para të tilla kundër Moskës, në një përpjekje për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë.
Hungaria është shumë e varur nga nafta dhe gazi rus, dhe Orban konfirmoi se do të kërkojë heqjen e sanksioneve energjetike, duke besuar se Trump bëri një gabim, të paktën "nga pikëpamja hungareze".
Lajmi kryesor:
Trump dhe Orban takohen në Shtëpinë e Bardhë/ Presidenti amerikan: Naftë ruse? Po shqyrtoj një përjashtim nga sanksionet për Hungarinë! Europa duhet ta respektojë











