"Ordinary Nothing" ishte titulluar ekspozita e dy artistëve nga Beogradi, Jovan Babiç Foske dhe Goran Deniç, e cila u hap mbrëme në ambjentet e Galerisë Zeta nga drejtoresha e saj, Valentina Koça. Autoret kanë prezantuar për të pranishmit punimet e 20 viteve të fundit të tyre, të cilat paraqisnin kotësinë dhe zbrazëtinë si ndjesi artistike, apo konceptin artistik të kumbjes së vendit.

18 punime në format e skulpturës, mix medias, si dhe grafikës, janë paraqitur si një ekspozitë e Goran Deniç dhe Valentina Koça
përbashkët e Jovan Babiç dhe Goran Deniç, punime të cilat pas një faze selektimi, janë prezantuar për publikun edhe ne kuadër të projektit "Movable Residences", i cili ka nisur si një bashkepunim me galerinë që prej vitit 2012.

Si material për skulpturat dhe idetë e tij, artisti Jovan Babiç merr objektet e zakonshme dhe ato të përditshme, të cilat ai i përpunon për të kapur në to formën që ai kërkon.

Deniç, i cili vjen në Tiranë edhe si drejtori artistik i Qëndrës së Artit Zemun (ZMUC) në Beograd, ka përdorur në realizimin e punimeve të tij materiale të forta si, hekuri apo bronzi, dhe me anën e punimeve si "2 Elefantët e bardhë"(të cilat në zhargonin e anglishtes sipas artistit referojnë "asgjë") ai paraqet ndjesitë dhe kuptimin që ai i jep humbjes së vendit.

Në mungesën e pranisë së Jovan Babiç Foske (njërit prej 2 autorëve), ekspozita është çelur nga Deniç dhe drejtoresha e galerisë, Koça. Ekspozita do të vijojë të qëndroje e hapur deri më 19 tetor 2014

ATSH