Report Tv, ashtu sikurse edhe në protestat apo tubimet e tjera që janë zhvilluar në vend ka sjellë për publik hap pas hapi pamje me dron, duke dhënë një panoramim më të qartë të asaj se çfarë ndodh. Kështu ka ndodhur edhe sot, në tubimin e presidentit Ilir Meta. Edhe pse nisi me një incident, ku presidenca u ankua për dronët, ku kërcënoi se do të provonte pajisje për t'i shkatërruar në rast se do të filmonin në këtë godinë. Në përfundim u vendos që droni të lejohet të filmojë përgjatë bulevardit, por jo mbi presidencë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:18
Ora 18:20- Meta mban fjalimin në podium/ Ja sa persona janë në shesh (PAMJE ME DRON)

I fundit që ka mbajtur një falim në podium është presidenti Ilir Meta,  i cili ka listuar arsyet se përse ka thirrur popullin në shesh, në atë që quan "në mbrojtje të Kushtetutës". Report Tv sjell pamje me dron nga ky moment, të qytetarëve që i janë bashkuar kreut të shtetit në këtë tubim.

Ora 18:13
Ja sa persona ka mbledhur presidenti Meta në shesh/ PAMJE ME DRON

Report Tv sjell një panoramim të qartë të njerëzve që i janë bashkuar thirrjes së presidentit Ilir Meta "në mbrojtje të Kushtetutës". Pamjet janë filmuar nga droni i Report Tv rreth orën 18:00.

Ora 16:28
30 minuta para nisjes së tubimit/ Report Tv sjell pamjet me dron nga bulevardi 'Dëshmorët e Kombit'

Kur kanë mbetur rreth 30 minuta nga nisja e tubimit të thirrur nga presidenti Ilir Meta, Report Tv sjell pamjet e filmuara me dron. Siç shihet në këto pamje kanë filluar që të mbërrijnë grupet e para të njerëzve në Bulevardin Dëshmorët e Kombit'.