Tubimi i 2 marsit nis me një incident. Presidenca është ankuar tek Garda e Republikës për dronin e Report Tv duke kërkuar që të mos lejohen të filmojë tubimin nga lart. Një skandal dhe një precedent i pa ndodhur më parë në histori që të mos lejohen dronet e televizioneve të filmojnë protestën. Kjo është vendosur nga presidenca e cila është ankuar te Garda që të bllokojë dronin e Report TV, përndryshe do të rrëzojnë dronin me pajisjet e tyre dhe do e sekuestrojnë.
Në këtë tubim duket se media nuk mund të filmojë se çfarë po ndodh, por presidenca vendos se do të lejohen vetëm droni i saj dhe jo ai i Report TV dhe për këtë ka nxjerrë Gardën të njoftojnë gazetarët të largojnë sa më parë dronet e televizonit të tyre. Në përfundim u vendos që droni të lejohet të filmojë përgjatë bulevardit, por jo mbi presidencë.
Report Tv kishte ngritur për të paraqitur me pamje nga lart atë se çfarë ndodh në tubimin në gjithë bulevardin Dëshmorët e Kombit. Këshilltarë të presidencës i kanë kërkuar gardës të rrëzojë dronin, pasi me filmimet mbi presidencë rrezikohet siguria e presidentit.
Lajmi kryesor: