Organi i hetimit vendos për prishjen
e ndërtimeve pranë Kishës së Laçit

Organi i hetimit vendos për prishjen<br />e ndërtimeve pranë Kishës së Laçit
LAÇ- Ndërtimet pranë kishës së “Shna Ndout” në Laç do të prishen. Organi i hetimit ka nxjerrë një urdhër ekzekutimi për këto objekte. Kjo masë është marrë nisur edhe nga shqetësimet e ngritura nga Kleri Katolik, sipas të cilëve zënia e hapësirave u kthye në një shqetësim serioz, për të cilin u kërkua mbështetje nga të gjitha institucioniet.
 
Parandalimin e ndërtimeve pa kriter në këtë vend të shenjtë e kërkojnë edhe vetë pelegrinët. Sipas tyre qytetarët duhet ta respektojnë dhe jo ta dëmtojnë këtë objekt kulti, i cili vizitohet nga qindra mijëra pelegrinë.
Drejtues të Kishës pretendojnë se zona ku janë ndërtuar rreth 40 biznese është e gjitha pronë e kishës dhe se kjo dëshmohet edhe me çertëfikatë pronësie. Burime nga Gjykata e Kurbinit kanë bërë të ditur se reagimi do të vijë menjëherë sapo të mbërrijnë materialet e hetimit nga Prokuroria.
 
Burime nga komuna e Milotit kanë bëreë të ditur se janë përgatitur procesverbalet e objekteve që do të prishen, dhe për këtë aksion do të bashkëpunojnë edhe me Inspektoriatin Ndërtimor Urbanistik Kombetar.
 
Dy ditë më parë Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, ka kërkuar që ky rast të ndiqet me përparsi nga Prokuroria e Kurbinit, kjo për shkak se kisha e Laçit ka një ndjeshmëri të lartë në një komunitet të gjerë qytetarësh.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Këto janë katër shenjat më pa fat të Shtatorit!

Këto janë katër shenjat më pa fat të Shtatorit!