ZVICËR - Epidemia e virusit vdekjeprurës “Ebola” që ka shpërthyer në Afrikën Perëndimore është një ngjarje e jashtëzakonshme me rrezik ndërkombëtar. Kështu është shprehur Drejtoresha e Përgjithshme e OBSH, Margaret Chan në ditën e dytë të samitit mjekësor në Gjenevë.
Sipas saj, një përgjigje e koordinuar ndërkombëtare është thelbësore në ndalimin e përhapjes së virusit.
Deri më tani, rreth 1 mijë persona kanë humbur betejën me “Ebola” i cili ka shpërthyer në 4 vende të Afrikës Perëndimore Guine, Liberi, Nigeri dhe Sierra Leone.
Kjo mendohet të ketë ardhur edhe për shkak të sistemit të dobët shëndetësor në vendet e prekura ku mungojnë burimet njerëzore dhe financiare. Në këto të fundit, sipas OBSH duhet të shpallet gjendja e emergjencës si dhe të ndalohen udhëtimet dhe tregëtia ndërkombëtare.
Aktualisht, vetëm Liberia ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme. OBSH theksoi se shpërthimi i tanishëm ka qenë më i ashpri në paktën 40 vite, që kur është hasur rasti i parë.
Në bazë të dhënave të deritanishme janë konstatuar më shumë se 1700 persona të infektuar, ndër ta 3 misionarë të huaj, 2 amerikanë dhe një prift spanjoll. Ky i fundit është europiani i parë i prekur me Ebola dhe aktualisht po mbahet në një klinikë të izoluar në Spanjë.
Ebola ka simptoma të ngjashme me gripin fillestar, shoqërohet me gjakderdhje e cila mund të çojë deri në dëmtimin e organeve të brendshme. Aktualisht nuk është gjendur asnjë vaksinë për shërimin e saj.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO