Organizata “Premtimi për Paqe” nënshkruan deklaratën e paqes me bashkinë Berat

Mes bashkisë së Beratit dhe Organizatës së Brukselit “Premtimi për Paqe” është nënshkruar mesditën e sotme Deklarata e Paqes si dhe është diskutuar rreth projekteve të përbashkëta të programeve të Bashkimit Europian. Përfaqësues të kësaj organizate dhe drejtues të bashkisë së qytetit muze, kanë firmosur mes tyre këtë deklaratë,duke premtuar realizimin e objektiva të saj. Nënshkrimi i kësaj deklarate nënkupton impenjimin e bashkisë,që në realizimin e objektivave të saj ti japi më shumë prioritet temës së paqes,nëpërmjet sensibilizimit të banorëve të saj.

Përfaqësuesi i Organizatës së Brukselit “Premtimi për Paqe”, Pietro Scutari ka theksuar se të jesh pjesë e deklaratës e Brukselit do të thotë të bëhesh pjesë e përbashkët e rrjetit të të gjitha vendeve Europiane që e kanë marrë këtë impenjim dhe të organizosh me ta projekte të përbashkëta net ë gjitha fushat.
 
N/kryetari i bashkisë Berat,Shkëlqim Brisku,është shprehur se,pas nënshkrimit të Deklaratës së Paqes të miratuar nga Parlamenti Europian në vitin 2011, bashkia Berat angazhohet që sensibilizimin e qytetarëve dhe komunitetit për sa më shumë paqe ta bëj pjesë të objektivave të saj për vitin 2016.

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Turqia në flakë, zjarret përhapen në provincën perëndimore të Izmirit! Evakuohen banorët