Pabarazitë midis grave dhe burrave në botën e punës të cilat janë përkeqësuar gjatë gjatë pandemisë së shkaktuar nga COVID-19 do të vazhdojnë edhe në të ardhmen e afërt, deklaron Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO).
Në një studim të ri zbulohet se gjatë vitit 2021 do të ketë 13 milion më pak gra të punësuara krahasuar me 2019, ndërsa punësimi i burrave do të rikthehet në nivelet e 2019.
Edhe pse rritja e parashikuar e vendeve të punës në vitin 2021 për gratë tejkalon atë të burrave, ajo do të jetë e pamjaftueshme për t'i kthyer gratë në nivelet e punësimit para-pandemisë.
Gjatë 2021 vetëm 43.2 përqind e grave në botë në moshë pune do të punësohen, krahasuar me 68.6 përqind të burrave.
Rreziku që gratë të shkarkohen apo t’u jepen orare më të shkurtuara gjatë periudhave me masa shtrënguese, ka qenë më i madh sidomos në sektorë si akomodimi, shërbimi, hoteleria dhe prodhimi. Shumë gra jo vetëm kanë përjetuar humbje të mëdha të ardhurash por ato vazhdojnë të mbajnë mbi supe orë të tëra pune të papaguara.
Në rang botëror, nga viti 2019 deri në 2020, 4.2 % e punësimit të mbuluar nga gratë u eliminua si pasojë e COVID-19, që do të thotë një humbje prej 54 milionë vendesh pune, në krahasim me 3 % për burrat apo 60 milion vende pune.
/M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Kualifikueset e Euro 2024, kush e fiton ndeshjen Poloni-Shqipëri?
-
Polonia
25.9%
-
Shqipëria
64.8%
-
Barazim
9.3%
Vota total: 54
Lajme të tjera
-
Organizata Ndërkombëtare e Punës: Numri i të papunëve do të rritet me 3 milionë në mbarë botën, shkak lufta në Ukrainë dhe inflacioni
16 Janar, 14:06
-
Dhuna në punë është shumë e përhapur! Organizata Ndërkombëtare e Punës: Vetëm gjysma e viktimave i kanë treguar partnerëve
9 Dhjetor 2022, 10:11
-
Nëse hani darkë vetëm, mund të jeni më të ndjeshëm ndaj sëmundjeve të zemrës
2 Nëntor 2022, 21:10
-
Kaloi dy herë COVID-19, Biden: Pandemia ka marrë fund
19 Shtator 2022, 15:47
-
Gratë iraniane kanë nevojë për certifikata për të vërtetuar se janë të virgjëra! Tradita 'e sëmurë' që duket se nuk do vdesë kurrë
11 Gusht 2022, 09:33
-
8 Marsi, Google uron në mënyrën më të veçantë vajzat dhe gratë
8 Mars 2022, 15:42
-
Rep-Pop/ ‘Një melodi për ty’! Artistët shqiptarë që i kanë dedikuar këngë vajzave dhe grave në jetën e tyre
1 Shkurt 2022, 17:09
-
OBSH, thirrje për një marrëveshje të re ndërkombëtare për pandemitë
29 Nëntor 2021, 15:17
-
Talebanët ‘zhdukin’ vajzat dhe gratë nga televizionet në Afganistan
28 Nëntor 2021, 09:57
-
Sfidat e grave të fshatit që refuzojnë qytetin! Historitë e dy zonjave që tregojnë një ditë nga jeta e tyre
16 Tetor 2021, 13:27
-
Inxhinieret e sigurisë kibernetike nga Kosova në Silicon Valley
6 Shtator 2021, 22:58
-
Shprësë për të rejat në Afganistan, Tolo News fillon programin e mëngjesit me prezantuese grua
2 Shtator 2021, 10:00