Organizata Oxfam: Monopolet dhe super të pasurit me fitime nga krizat

Organizata Oxfam: Monopolet dhe super të pasurit me fitime nga krizat

Foto ilustruese

Monopolet dhe super të pasurit janë fituesit prej pandemisë corona dhe krizës së energjisë, konstaton organizata e ndihmës Oxfam. Përqindja më e pasur e popullsisë së botës ka arkëtuar rreth dy të tretat e rritjes së pasurisë mbarëbotërore, thuhet në raportin "Survival of the Richest" (Mbijetesa e më të pasurve). Ky raport u publikua pikërisht në ditën (16.01) e fillimit të Forumit të Ekonomisë Botërore në Davos të Zvicrës.

Në Gjermani tendenca është edhe më evidente, sipas organizatës kritike ndaj kapitalizmit. 81 përqind e të ardhurave nga rritja e pasurisë së përgjithshme mes viteve 2020 dhe 2021 në Gjermani, sipas raportit, i ka kaluar përqindjes më të pasur të popullsisë.

Pasuria e përgjithshme e të gjithë miliardereve dhe miliarderëve në mbarë botën që nga viti 2020 është rritur mesatarisht çdo ditë me rreth 2,7 miliardë dollarë të SHBA-së.

1,7 milirdë njerëz në varfëri

Sipas Oxfam aktualisht jetojnë të paktën 1,7 miliardë punonjëse dhe punonjës në vendet, në të cilat inflacioni është më i lartë se sa zhvillimi i pagave. Një në dhjetë vetë në planet është i uritur, rreth 828 milion njerëz. 60 përqind e popullsisë botërore që vuan nga uria janë gra dhe vajza.

Ministrja gjermane e Zhvillimit: Kthim vite pas 

Edhe ministrja gjermane e Zhvillimit, Svenja Schulze e konsideron si të rrezikshëm këtë zhvillim. Eshtë shenjë alarmi, që hendeku mes të varfërve dhe të pasurve po thellohet gjithnjë e më shumë, tha ajo në Berlin. "Pandemi, konflikte e sidomos edhe sulmi rus na kanë kthyer vite pas në varfëri, uri, shëndet apo arsim – ndërkohë që të pasurit janë pasuruar edhe më shumë." Politikania socialdemokrate tërhoqi vëmendjen: "Nëse ne në mbarë botën nuk e evitojmë pabarazinë, ne nuk do të mund t'i përballojmë krizat." Sipas, saj është e rëndësishme, të krijohen rrjete sociale sigurie, që të mbështesin njerëzit në rast se humbasin të ardhurat, shtëpinë, apo punën si dhe kur bëhen prindër.

Oxfam bën thirrje për rritje taksash

Oxfam kërkon si rrugëdalje nga kriza rritjen e taksave për të pasurit. Në disa vende më të varfërit përballen me taksa më të larta se miliarderët.

Sipas Oxfam në mbarë botën vetëm katër përqind e taksave janë të ardhura prej tatimit ndaj pasurisë. Kjo organizatë pret prej qeverisë federale të Gjermanisë që të aplikojë konkretisht një taksë ndaj fitimeve të pazakonta në nivel të lartë gjatë kohës së krizës energjetike. Të tilla të ashtuquajtura super fitime duhet të tatohetn me të paktën 50 përqind. Përveç kësaj sërish duhet të rivendoset tatimi ndaj pasurisë. Eshtë gjithashtu e nevojshme një taksë që paguhet njëherë ndaj pasurive të mëdha. Këto para duhet të investohen në sistemet e arsimit, shëndetësisë dhe të sigurimit social./DW

A.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Ylber Ramadani vështirësi në frymëmarrje, shmang operacionin

Ylber Ramadani vështirësi në frymëmarrje, shmang operacionin