Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike, është fituese e çmimit Nobel për paqe, për vitin 2013, ka komunikuar Akademia Suedeze.

Organizata e cila mbështetet nga Kombet e Bashkuara, është aktualisht e angazhuar në procesin e eleminimit të armëve kimike siriane.

Menjëherë pas çmimit Zëdhënësi i Këshillit Kombëtar Sirian, Khaled Saleh, ka komentuar në Stamboll duke e cilësuar ironike.

"Më duket ironike. Nuk mendoj se dhënia e këtij çmimi për këtë organizatë, i jep Sirisë ndonjë shpresë për paqe. Realiteti është se ne duam që populli i Sirisë të jetë i lirë, por jo që Assadi të jetë i lirë nga drejtësia” ka thënë ai.

Saleh ka shtuar se “Ne kemi nevojë që të ndalet dhuna në Siri, dhe deri më tash, komuniteti ndërkombëtar, nuk ka bërë asgjë për ta dalur gjakderdhjen”.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)