TIRANE - Koalicioni “Bashkë për Kujdesin Tërësor të Fëmijëve (BKTF)”, ku bëjnë pjesë 28 organizata në mbrojtje të fëmijëve, ka bërë thirrje për forcimin e masave ligjore ndaj pedofilisë apo krimeve të tjera me të mitur.
BKTF dënon: rrëmbimin e fëmijës, dhunimin dhe abuzimin fizik dhe seksual, tentativën për heqjen apo dhe heqja e të drejtës për të jetuar dhe masat e dobëta mbrojtëse dhe parandaluese ndaj krimeve të tilla.
Sistemi gjyqësor duhet të jetë më funksional, efektiv dhe aspak tolerant në rastet e gjykimit të çështjeve me të mitur, duke marrë parasysh jo vetëm interesin më të lartë të fëmijës, por edhe t’u referohen konventave ndërkombëtare apo ligjeve e mekanizmave të tjerë për mbrojtjen e të drejtave të fëmijës në mënyrë që abuzues të tillë të mos përbëjnë rrezik për të ardhmen në Shqipëri.
Organet e pushtetit gjyqësor duhet t’i kushtojnë më shumë vëmendje rasteve kur në procese gjyqësorë i pandehur është një person që akuzohet për një vepër penale ndaj të miturit dhe gjykata duhet të japë vendime më të rënda.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 19.03.2013
Redaksi Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com