Organizatori i konferencës në Serbi
 tërheq ftesën për Hashim Thaçin

Organizatori i konferencës në Serbi<br /> tërheq ftesën për Hashim Thaçin
Organizata joqeveritare “Ambasadorët e Paqes” kanë anuluar ftesën për ministrin e punëve të Jashtme të Kosovës, Hashim Thaçi për pjesëmarrje në konferencën e Integrimit Evropian të Ballkanit Perëndimor në Beograd më 24 prill, njoftoi bordi i kësaj OJQ-je.

Organizatorët pohojnë se kanë tërhequr ftesën për shkak se diplomatit kosovar i është bërë një presion i madh për arrestim, por edhe mos shfaqjes së gatishmërisë së shtetit serb për t'i siguruar ardhjen në Beograd.

Gjithashtu autoritetet serbe shfaqën besim se institucionet kompetente do të bëjnë punën e tyre me përgjegjësi dhe do të veprojnë në bazë të kallëzimit penal, përkatësisht do ta arrestojnë Thaçin.

"Që nga momenti kur në media u botua një version zyrtar i rendit të punës, kemi pasur presione të mëdha nga politika dhe kërcënime nga organizata të ndryshme, por dhe individët që konferenca mos të mbahet me praninë e diplomatit kosovar", shkruan në njoftimin e kësaj OJQ-je.

Gjithashtu ftesat u janë anuluar edhe ministrave të Punëve të Jashtme të Serbisë, Bosnjës-Hercegovinës dhe Maqedonisë. /Telegrafi/

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet në Himarë/ Gushti ktheu himariotët në vendlindje, rritet pjesëmarrja në votime! 2% më shumë se në zgjedhjet lokale të 14 majit 2023

Zgjedhjet në Himarë/ Gushti ktheu himariotët në vendlindje, rritet pjesëmarrja në votime! 2% më shumë se në zgjedhjet lokale të 14 majit 2023