Organizatori i masakrës së Urës Vajgurore në 1997 kërkon rishikimin e dënimit të përjetshëm nga arratia

Organizatori i masakrës së Urës Vajgurore në 1997 kërkon rishikimin e dënimit të përjetshëm nga arratia

Musa Protoduari

Pas lirimit të disa të dënuarve me burgim të përjetshëm, i fundit anëtari i bandës së Durrësit Endrit Dokle, emri i radhës është Musa Protoduari i dënuar përjetë që kërkon rishikimin e vendimit. I dënuari si organizatori i masakrës së Urës Vajgurore ndodhet në arrati, por ka lëshuar një prokurorë përfaqësimi me një avokat duke kërkuar rishikimin e dënimit të përjetshëm. Në kërkesën e tij, Musa Protoduari bazohet te fakti që është dënuar në mungesë dhe pa praninë e një avokati. Ai është një nga njerëzit më të kërkuar nga drejtësia shqiptare, ndërsa është paraqitur pranë autoriteteve kanadeze për të lëshuar një prokurorë përfaqësimi përmes avokatit për rinisjen e procesit.

Historia e masakrës së Urës Vajgurore
Ngjarja u shënua gjatë vitit 1997-të, ndërsa të vrarë mbetën katër policë Miltiadh Koçi, Arjan Shemuni, Asllan Selami, Ilia Bano. Viktimë mbeti edhe roja i vilës së Protoduarëve, i paidentifikuar. Po ashtu u plagosën edhe 6 policë të tjerë. Përplasja e armatosur filloi në orën 11:55 të paradites, pas shumë mitingjeve elektorale të partive politike.

Atë ditë, në këtë qytezë ishin Fatos Nano, asokohe kryetar i PS, i shoqëruar nga Skënder Gjinushi, ndërsa në komunën Poshnje përfaqësonin PD-në në miting i ndjeri Azem Hajdari dhe Genc Pollo. Pas mbarimit të dy mitingjeve, eskorta e PD-së është larguar dhe pas saj ka ardhur ajo Fatos Nanos dhe Skënder Gjinushit dhe anëtarë e simpatizantë të tjerë të kësaj partie.

Atë kohë, qytetin e kontrollonin bandat, që pas hapjes së depove të ushtrisë. Krerët e PS-së pas mitingut në Berat ishin larguar nga qyteti për të vijuar rrugën drejt Fierit. Eskorta që shoqëroi drejtuesit e PS-së, mbërriti në Urën Vajgurore, kur një i ri qëlloi drejt rojeve të vilës së Protoduarëve, që thuhej se ishin mbështetës të Partisë Demokratike. Të vendosur mbi tarracën e vilës, rojet e Protoduarëve vranë një 17-vjeçar. Pjesa e eskortës, që mundi të kalojë vilën shkoi në Berat dhe mori përforcime të mëdha armësh municioni dhe njerëzish.

Kurse pjesa tjetër që mbeti pas, u mblodh në sheshin përpara karburantit të Urës. Disa persona rrëmbyen një autoblindë policie, duke kërcënuar uniformat blu dhe nën urdhrat e civilëve blindi i policisë u nis për tek vila e Protoduarëve. Rojet e vilës u detyruan të qëllojnë mbi tankun me predhë antitanku, pa e ditur se brenda tij kishte ende policë. Dy prej policëve, Milto Koçi dhe Arjan Shemani u dogjën brenda tankut, dy të tjerët Asllan Selami dhe Ilia Bano u vranë sapo dolën nga flakët e blindit. Nga ana tjetër, rojet e vilës, të ndodhur midis dy zjarreve, mundën të tërhiqen, por jo të gjithë. Njëri prej tyre u kap rob nga kundërshtarët dhe u ekzekutua.

Trupi i tij u lidh pas një autoveture, me të cilën e zvarritën deri në Berat, ku e dogjën. Dëshmitarët kanë treguar se protagonistët e kësaj masakre, por edhe ngjarjeve të tjera të rënda, ishin simpatizantë të dy partive kryesore në vend, PS-së dhe PD-së. Për këtë ngjarje është dënuar në mungesë me burgim të përjetshëm Musa Protoduari, ndërsa bashkëshortja e tij Fatbardha, ish-pronare e vilës së njohur në qendër të Urës vajgurore është dënuar me 17 vjet burg.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 28/01/2020 20:30

    Si qenka në arrati , leshon prokure nepermjet avokatit dhe policia rri? Pra nqse paska nje kontakt me avokatin e tij do të thotë qe policia ta derrmoje bashkë me avokatin i cili duhet ti tregoje policise ku ndodhet banditi. Të derrmohet dhe avokati!

    Përgjigju
  • Oboboo: 28/01/2020 20:28

    Pupupu ca ftyre si njeri shpellash

    Përgjigju
    • Berat: 28/01/2020 22:39

      Esht foto e 97 o boboo atere skishte ndryshin njeriu nga majmuni tani jan ber burrat bukurosha qe heqin dhe vetllat dhe lesht jan njesoj burr e grua

  • Berati 2400: 28/01/2020 18:07

    Ky poshtersire duhet varur prej ko*esh jo te falet. Kerkojeni burin e putanes qe fshihet neper Greqi dhe shqyejani farfallen e su*es.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sarandë/ Vrau burrin, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja

Sarandë/ Vrau burrin, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja