Zbardhet vendimi që liroi Endrit Doklen: U pendua për vrasjet, do jetë më i kujdesshëm, vuan nga depresioni dhe ka të atin sëmurë (Dokumenti)

Zbardhet vendimi i arsyetuar gjyqtares që gjykatës së Krujës Enkelejda Hoxha që liroi anëtarin e bandës së Durrësit, Endrit Dokle nga burgu i përjetshëm në shërbim prove që shkaktoi reagim të fortë politik dhe jo vetëm. Por ku u bazua gjyqtarja? Shqiptarja.com disponon vendimin e plotë të gjyqtares për të cilën ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj kërkoi pezullimin nga detyra. Në vendim theksohet se gjyqtarja është bindur duke pranuar kërkesën e avokatit të Endrit Dokles dhe raportet nga burgu se anëtari i bandës së Durrësit ka sjellje shumë të mirë, është penduar për vrasjet që ka bërë, vuan nga depresioni dhe se ka të atin sëmurë.

"Kërkuesi ka sjellje korrekte dhe shumë të mirë. I dënuari ka shfaqur pendim të thellë për veprën penale, për të cilën është dënuar. Ai është penduar për vrasjet duke u shprehur se ato kane qenë vitet në të cilat ka gabuar më shumë në jetën e tij. Ai reflekton bretje të ndërgjegjes për të gjitha pasojat e sjella në familje dhe jashtë  saj. Ai shprehet se vuajtja e dënimit për këtë vepër, i ka shërbyer më së miri për të qenë më i kujdesshëm" thuhet ndër të tjera në vendimin e gjykatës.

Gjithashtu gjyqtarja thotë se ligji i kohës kur është kryer vepra penale nga Endrit Dokle dhe ligji i mëvonshëm janë të ndryshëm dhe për këtë shkak, po sipas Enkelejda Hoxhës zbatohen dispozitat të cilat janë më të favorshme për personin duke u justifikuar me ligjin favorizues.

"Kur ligji i kohes kur eshte kryer vepra penale dhe ligji i mevonshem jane te ndryshem, zbatohet ai ligj dispozitat e te cilit jane me te favorshme per personin qe ka kryer vepren penale. Askush nuk mund te akuzohet ose te deklarohet fajtor per nje veper penale, e cila nuk mund te konsiderohej e tille me ligj ne kohen e kryerjes se saj me perjashtim te veprave, te cilat ne kohen e kryerjes se tyre perbenin krime lufte ose krime kunder njerezimit sipas te drejtes nderkombetare . Nuk mund te jepet nje denim me i rende se ai qe ka qene parashikuar me ligj ne kohen e kryerjes se vepres penale. Ligji penal favorizues ka fuqi prapaveruese" thuhet në vendim.

Një tjetër pikë që ka përplasur gjykatën me prokurorinë është llogaritja e viteve në qeli, heqja e burgimit përjetë dhe dënimit me 25 vite, më pas lirimit me shërbim prove. Sipas gjykatës, Dokle ka kryer "25 vjet 6 muaj e 10 dite burgim" duke përfshirë njohjet nga amnistia nga e njëjta gjyqtare, por prokuroria e kundërshton me argumentin se amnistia nuk llogaritet.

Prokuroria thotë se "Sipas ligjit në masën e dënimit të vuajtur nuk llogaritet koha e përfituar me amnisti ose falje. Pra për sa më sipër nuk provohet e plotësuar kushti kryesor e cila përbën një parakusht procedurial pa të cilën gjykata nuk mund të analizojë arsyet e veçanta që të legjitimojnë lirimin e tij përpara se të përfundojë dënimin e dhënë për të".

Dosja është dorëzuar në gjykatë dhe tashmë pritet vendimi i apelit nëse do të lërë në fuqi shkallën e parë, apo do të rikthejë në burg Endrit Doklen.  Endrit Dokle i njohur si ish pjesëtar i bandës së Durrësit e më pas i kthyer në rivalin e Lulëzim Berishës, qëndronte pas hekurave me dënimin burg përjetë me akuzën e tre vrasjeve.(Lexo ketu te gjitha akuzat kunder Endrit Dokles).

Faqja e pare e vendimit te gjykates se Krujes

(Kliko këtu për të lexuar vendimin e plotë)

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • hason burgagjiu: 27/01/2020 21:09

    Te dalin te gjithe nga burgu, se kane "Babain semure".I denuar per jete, nuk ndryshon zakon, ky mij biruce.Por mire qe e nxorren, do e qerojen sa me shpejte ata qe u mori jeten! Hale burgu!

    Përgjigju
  • luani tines: 27/01/2020 12:45

    Po mire nqs eshte penduar mir beri qe e nxori nga burgu.kur pendohet njeriu i falet cdo gje.te gjith qe jane ber pishman urgjentisht duhet te dalin se gjynah shpirt kan dhe ata

    Përgjigju
  • Arifi: 27/01/2020 00:45

    Merreni kete gjyqtaren dhe denojeni me burgim te perjetshem....rrace e poshter,,,ka marre denim me burgim te perjetshem,,nuk falet askush....

    Përgjigju
    • Lona: 27/01/2020 15:30

      kur i fillon vetingu kesaj zonje?

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)