Organizonin baste sportive në faqet e internetit, hetim në gjendje të lirë për 6 persona

Organizonin baste sportive në faqet e internetit, hetim në gjendje të lirë për 6 persona

6 persona  po hetohen në gjendje të lirë pasi përmes faqeve të internetin organizon lojëra fati e baste sportive. Ata u kapën duke kryer këtë aktivitet të paligjshëm në 4 bare-kafe në qarkun e Elbasanit.

 Gjatë kontrolleve policia po  heton në gjendje të lirë, Sh. P., 42 vjeç, banues në Elbasan, pasi nga kontrolli i ushtruar në ambientet e lokalit të tij iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një telefon që kishte të hapur faqe interneti për bastet sportive;

R. C., 49 vjeç, banues në Elbasan dhe S. B., 26 vjeç, banues në Fier, pasi nga kontrolli i ushtruar në ambientet e bar-kafes në pronësi të shtetasit R. C., iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një telefon që kishte të hapur faqe interneti për bastet sportive; 

A. Q., 19 vjeç, banues në Elbasan, pasi nga kontrolli i ushtruar në ambientet e bar-kafes në pronësi të tij,  iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një telefon që kishte të hapur faqe interneti për bastet sportive;

K. P., 17 vjeç dhe K. B., 33 vjeç, të dy banues në Elbasan, pasi nga kontrolli i ushtruar në ambientet e bar-kafes në pronësi të shtetasit K. B., shtetasit K. P. iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një telefon që kishte të hapur faqe internet për bastet sportive.  

Materiale hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprat penale "Organizimi i lotarive të palejuara” dhe "Fshehja e të ardhurave".

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Trump emëron të dërguarin e posaçëm në Mbretërinë e Bashkuar

Trump emëron të dërguarin e posaçëm në Mbretërinë e Bashkuar