TIRANË - Policia e Tiranës ka arrestuar organizatorët e atentatit së Pajtim Serjanit mbrëmjen e së hënës pranë rrugës së Kavajës.
Objektivi i atentatit, Pajtim Serjani, mbeti i plagosur, ndërsa u vra autori Artur Baze allias Arianit Sterjo nga efektivi i policisë, Roland Mete, i cili nuk ishte në shërbim në atë moment.
Mësohet se personat e arrestuar janë Aurel dhe Amarildo Hoxhallari, kushërinj me njëri tjetrin, të cilët janë me precedentë të mëparshëm penalë.
Aurel dhe Amarildo Hoxhallari janë arrestuar në zonën e Yzberishtit në kryeqytet gjatë operacionit të gjerë të organizuar nga ana e Policisë së Shtetit dy ditët e fundit.
Burime nga policia bëjnë me dije se arrestimi i tyre, ishte me rrezikshmëri të lartë pasi dy kushërinjtë udhëtonin të armatosur.
Rreth orës 19:45 të 5 janarit, autori i vrarë Artur Baze allias Arianit Sterio ka qëlluar me armë ndaj Pajtim Serjanit i cili ndodhej i shoqëruar nga efektivi i policisë Roland Meta, dhe me Denis Ramani, e Ditmir Reçin.
Pas këtij momenti efektivi Roland Meta është vënë në ndjekje të tij duke i thënë edhe ndal policia, sipas dëshmitarëve. Gjatë ndjekjes autori ka qëlluar me armë ndaj efektivit dhe si pasojë e shkëmbimit të zjarrit ka mbetur i vdekur dhe u plagos rëndë polici Roland Meta, i cili tashmë është nën arrest për kapërcim të kushteve të mbrojtjes së nevojshme.
Thuajse në të njëjtën kohë, në kryeqytet ka ndodhur një tjetër atentat, ku objektiv ka qenë shoku i Pajtim Serjanit, Emiljano Shullazi i cili udhëtonte në makinë me Gilmando Danin. Shullazi mori një plumb në shpatull.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com