TOROVICË- Të paktën katër persona që morën pjesë në protestën e djeshme në Torovicë janë ndjekur penalisht pasi sipas policisë organizuan një manifestim të paligjshëm.
 
Procedimi nisi për katër protestuesit, konkretisht K.K 22 vjeç, P.K 42 vjeç, S.D 29 vjeç dhe G.D 34 vjeç.
 
Policia njofton se 10:00 deri 10:30, te “Kryqëzimi i Balldrenit” në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, protestuesit kanë organizuar një manifestim të paligjshëm me banorë të zonës Torovicë, duke bllokuar njërën korsi të lëvizjes së mjeteve.


Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)