Oriana Fallaci, gazetarja italiane dramatizohet në Teatrin Eksperimetal

Oriana Fallaci, gazetarja italiane dramatizohet në Teatrin Eksperimetal

Oriana Fallaci

Shfaqja "Letër fëmijës, që nuk u lind kurrë” e mbështetur në librin e autores Oriana Fallaci vjen këto ditë premierë në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”. Premiera që do të ngjitet në skenë në datën 19 janar është punuar për në skenën teatrore nga Ina Gjonçi dhe Endri Çela. Oriana Fallaci, gruaja gazetare, profesioniste,që raportonte nga vija e parë e frontit, arriti majat e gazetarisë botërore me intervistat e guximshme që i bëri me personalitetet më të shquara të politikës kudo nëpër botë.

Sinonim i një luftëtare të paepur kundër çdo forme të diktaturës që shtyp individin dhe rrezikon lirinë, ajo botoi edhe vepra letrare, ku shkrin faktet nga jeta reale me vlerat shoqërore për të cilat angazhohej. “Ndihem e çorientuar. Une nuk jetoj me babane tend. E nese do ta dish nuk me vjen keq fare. Ndonese rri shpesh e shoh ate deren aty, nga e cila iku sikur nuk kishim per t’i thene asgje njeri tjetrit” . Nje grua, me pikpyetje e dilema, bashkebisedon me krijesen e saj, duke zbuluar keshtu, te vertetat me te medha mbi dashurine, dhimbjen, e jeten.

Teksti i Fallaci-t shnderrohet me tekstin e cdo gruaje.  Drama  “Letër një fëmijë që s’u lind kurrë”, do të interpretohet në skenë nga aktorja  e njohur Ina Gjonçi. Këto ditë janari aktorja po zhvillon provat për të sjellë premierën në skenë, që do të vijojë dhe net të tjera për publikun të shfaqet pas datave 19 dhe 20 janar në sallën Goethe të TKES. Pak ditë para premierës aktorja Ina Gjonçi tregon se pse e zgjodhi këtë vepër, që sipas saj nis dhe nga një njeri i drejtpërdrejtë. “E kam punuar edhe për të qenë pjesë e Akademisë së Arteve ndaj atëherë më solli fat. Uroj dhe tani. Fallacin përgjithësisht e urrejnë. E urrejnë edhe në vendlindjen e saj Itali, aq sa u largua e jetoi në Amerike. E urrejnë aq sa i uronin kancerin nga i cili edhe vdiq. E urrejnë edhe pse parashikoi çfarë do ndodhte me Islamin sot. E meqenëse unë, njerëzit e drejtpërdrejtë i dua, ja ...u puqa me të”, tregon aktorja.

Sipas aktores Ina Gjonçi kjo vepër përcjell mesazhe, dhe ndonëse flitet për vdekjen drama përcjell dashurinë. “Drama përcjell dashurinë. Ndonëse flitet edhe për vdekjen. Dyshimet e një gruaje për të sjellë apo jo në jetë një fëmijë në një botë kaq të pasigurt. E rrëfimi i saj, është përshkrimi i kësaj bote. Ajo ia lë në dorë fëmijës nëse zgjedh të jetojë apo jo, në formën më maksimale të lirisë. Sot gjithnjë e më shumë numri i lindjeve po bie. Jo vetëm nga pasiguria. Por edhe sepse shumë gra zgjedhin karrierën e për këtë shpesh dënohen.

Çfarë është mëmësia pra? E drejtë apo detyrim?”, vijon aktorja. Për ta sjellë në skenë këtë herë aktorja ka bashkëpunuar me regjisorin Endri Çela, punë që e vlerëson. “Nuk është regji imja. Kam shumë respekt për regjisorët për ta quajtur regji. Plus kam pasur edhe ndihmën e mikut tim regjisorit Endri Çela. Është një punë imja, më shumë se regji imja. E këtë nuk e them për modesti të tepruar, që në fakt është mendjemadhësia më e madhe”, vijon aktorja.

Teksti i autores

Në vitin 1975, shefi i saj, drejtori i gazetës “Europeo”, i kërkoi Fallacit një shkrim mbi abortin. Gazetarja u kthye pas gjashtë muajsh me tekstin e librit “Letër fëmijës, që nuk u lind kurrë”. Shefi nuk ja fali “mosbindjen”, bota fitoi një nga tekstet më të drejtpërdrejtë mbi gruan, dashurinë dhe jetën. “Ndihem e çorientuar. Unë nuk jetoj me babanë tënd. E nëse do ta dish nuk më vjen keq fare. Ndonëse rri shpesh e shoh atë derën aty, nga e cila iku sikur nuk kishim për t’i thënë asgjë njeri tjetrit. Një grua, me pikëpyetje e dilema, bashkëbisedon me krijesën e saj, duke zbuluar kështu, të vërtetat më të mëdha mbi dashurinë, dhimbjen, e jetën. Teksti i Fallacit shndërrohet me tekstin e çdo gruaje”, shkruan tetari për këtë pjesë monodramë në skenë. Por për ta sjellë në skenën e teatrit aktorja tregon se e “sponsorizon” publiku që do ta ndjekë.

“Shfaqja ime e vockël, mbështetet nga unë. Në sensin, që nuk kam aplikuar askund dhe pritshmëritë janë, që publiku ta zgjedhë, ndonëse “konkurron” me shfaqje me buxhete të mëdha. Doja të ndaja një tekst me publikun e nuk e mendova më gjatë. Uroj vetëm që ky “bast” imi, të rezultojë fatlum. Pra shfaqjen e “sponsorizon” publiku”, përfundon aktorja e njohur Ina Gjonçi. Me aktivitetin e  saj në teatër deri tani aktorja ka sjellë në skenë role të ndryshme.

Kush ishte Oriana Fallaci?

Fallaci edhe pse u identifikua fare pak apo aspak me lëvizjen feministe ose konceptin feminist, angazhimi i saj për çështjet që e preokupojnë botën femërore e vendosin në kornizat e filozofisë feministe. E tërë kjo jetësohet me veprat si dhe mënyrën e saj të të jetuarit. Në të gjitha romane e saj ajo vë gruan në qendër, nxit debat, shpreh revoltë, guximi, angazhim dhe dilemat e saj përballë sfidave të shekulli 20 me të cilat përballen gratë në tërë botën. Me guximi, inteligjencë dhe përkushtim artikuloi në shkrimet e saj parimet mbi të drejtën e fjalës dhe zgjedhjes. Artikullin e parë e publikoi në moshën 17 vjeçare në gazetën ditore të Firences : «Il Mattino dell’Italia Centrale», të vitit 1946. Me paratë e para të fituara regjistroi studimet ne fakultetin e Mjekësisë. Artikujt e parë ishin nga kronika e zezë, për të vazhduar me kronikat nga gjykatat. Rruga e formimit profesional te gazetares Fallaci shkonin me hapa të vegjël, por çdo herë drejt një qëllimi më madhor të merret edhe me letërsinë.

Përjashtohet nga puna për arsye politike nga gazetat ‘Il Mattino” dhe kalon në gazetën ditore “Epoka”, ku do të qëndroj deri në vitin 1954, kur kalon në Romë në revistën prestigjioze «Europeo». Në këtë revistë ajo fillon me hapat e sigurt drejt profilizimit në përgatitjen e intervistave, që do ti hapin rrugën drejt intervistimit të personazheve madhore të historisë së shekullit 20. Me intervistat e saj ajo thyen tabunë e profesionit të gazetarit –të dedikuar deri atëherë kryesisht për burra. Para se të fillonte intervista ajo kalonte orë të tëra në leximin e dokumenteve dhe fakteve mbi personazhin të cilin do ta intervistoje, ishte një punë intensive e cila u dokumentua me një mori shënimesh të cilat ia la në trashëgimi nipit të saj Edoardo Perazzi.

Profesionalizmi dhe puna hulumtuese janë cilesite që e vënë Oriana Fallacin në analet e gazetarisë botërore. Ajo përdorte teknika të intervistimit të cilat i zhvilloi në mënyrë autodidakte siç e thotë ajo pak a shumë me këtë përmbledhje( perkth: EG) : “ teknika të cilat e bëjnë fillimisht “viktimën” të qeshë e pastaj të filloj të druhet, ta mahnisësh e të dukesh i mahnitur, t’ia japësh kahen, drejtimin temës ku ajo nuk do të dëshironte të shkojë, ta sulmosh me gabimet e tija, deri sa të nxjerr në pah anën më të errët të mendjes së vet. Një lloj marrje në pyetje jo e dhunshme (intervistimi) ku i ‘pandehuri’ vet fillon e flet, pranon të dëshmojë, pa vetëdijen se po zbulohet kundër vullnetit të vet”. Në vitin 2004 ajo citon: “Një intervistë për të qenë e mirë duhet të rrëshqas, të fundoset, në shpirtin e të intervistuarit”. Të mos harrojmë se këto teknika intervistimi ajo i kishte filluar në vitet 50, 60 , 70 të shekullit të kaluar. Ishte pra një gazetare autodidakte, e cila punonte me ngulm dhe seriozitet, dhe i dha peshën e profesionit të gazetares grua që lufton me dijen dhe përgatitjen profesionale që ta zëre vendin e saj të merituar në një botë ‘burrash gazetarë’.

Fallaci me gazetarinë e saj inovative vuri përballë fakteve të pakëndshme shumë burrë-shtetas dhe diktatorë të vegjël dhe të mëdhenj, si dhe pasqyroji punën e figurave të rëndësishme që vepruan gjatë shekullit 20. Janë të njohura intervista e saj me : Muhamet Reza Pahlevi, Henri Kisinger, Indira Gandi, Ajetollah Homeini, Deng Xiaoping, Gadafi, Jaser Arafat, Ariel Sharon, Andreoti, Pertini, aktorë dhe regjisor si :Mastroianni, Totò, Fellini, edhe me figura madhore si Dalai Lama, Kenedi etj. Guximi i saj sfidonte, burrështetasit, dhe diktatorët, ishte betuar se do ta luftonte çdo lloj diktature që pengon lirinë njerëzore, e dëshmoji edhe me veprime simbolike kur hoqi shaminë nga koka ( xhador) me rastin e intervistimit të klerikut diktator Ajetollah Homeini, në shenjë proteste për gratë myslimane që detyrohen të mbulohen nga koka ne këmbë. Diktatorin dhe bemat e tij i përshkruan si monstruoze, ofron një pamje të një vendi që nuk njihte konceptin e lirës, të drejtës së fjalës, as të jetës. Faktet ishin rrëqethëse.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër