Mbrëmjen e kësaj të hëne do jetë në Milano Divock Origi, sulmuesi belg i cili vjen nga Liverpool me parametra zero. 27-vjeçari fillimisht do jetë alternativa e Giroud, por nuk përjashtohet mundësia që të udhëheqë Milanin e sezonit të ri. Drejtuesit kanë gjetur marrëveshjen me lojtarin për 4 vitet e ardhshme me 3.5 milionë euro në sezon plus bonuse. Te belgu vlerësohet shumë edhe ekpserienca ndërkombëtare që i duhet shumë Milanit në Champions League.
Nga Spanja ndërkohë shkruajnë se Milan është vënë sërish në lëvizje për Marco Asensio-n, yllin e Realit që është në vitin e fundit të kontratës. Në lidhje me këtë transferim do ndikojë shumë dëshira e Realit që është gati të heqë dorë për 30-35 milionë euro, ndërsa problem për momentin është paga që dëshiron spanjolli, 6 milionë euro në sezon. Ndër të tjera është trajneri Pioli që e dëshiron jashtë mase mëngjarashin.