ORIKUM - Aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje ka mbërritur në qytetin e Orikumit. Forcat të Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar, me mjetet e tyre kanë shkuar për të prishur disa bare, restorante dhe minimole.

Burime nga vendi i ngjarjes kanë bërë të ditur se, janë duke u prishur edhe minimole dhe pa leje buzë detit në territorin e Bashkisë së Orikumit nga rruga nacionale dhe poshtë

Forcat e Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar dhe efektivët e Policisë së Shtetit jënë në terren dhe në disa raste ndërmjetësojnë me pronarët të cilëve u është lënë kohë pak ditë për nxjerrjen jashtë të pajisjeve dhe sendeve që kanë në ambientet e tyre.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)