Përpos angazhimit të përditshëm në televizion, këngëtarja Orinda Huta do të surprizojë me këngën e re. Ndryshe nga herët e tjera, këtë herë ajo ka vendosur të ndajë dashurinë e saj mes televizionit dhe muzikës, notave muzikore që ajo u identifikua në fillim të karrierës së saj.
“Pas 9 vjetësh me dyshen fantastike të artit shqiptar, Armend Rexhepagiqi dhe Aida Barakun”, shkruan Orinda në ‘Instagram’. Edhe pse prej pak kohësh i ka munguar skenës muzikore si shkak i angazhimeve në televizion, Orinda herë pas herë godet fansat.
Vetëm disa ditë më parë ajo ka regjistruar këngën e saj më të re, një bashkëpunim me Aida Barakun dhe Armend Rexhepagiqin. Pritet që shumë shpejt projekti i ri i Hutës të jetë i shoqëruar edhe me video.
Kujtojmë se edhe më parë këngëtarja kishte bashkëpunuar me dyshen Baraku-Rexhepagiçi, përkatësisht për këngën “Nisu Arratisu”.
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com