Orizi që prodhon albuminë
Ushqimi, falë ndërhyrjes gjenetike , mund të transformohet në një “fabrikë” për një proteinë të cmuar të gjakut. Një studim kinez i universitetit të Wuhan ka arritur të përfitojë gjak njeriu, ose të paktën një prej përbërësve kryesor të tij (albuminën), duke modifikuar gjenetikishtë bimët e orizit aziatik (Oryza sativa), falë implantimit të një gjeni njerëzorë në gjenet e orizit.
Një studim kinez i universitetit të Wuhan ka arritur të përfitojë gjak njeriu, ose të paktën një prej përbërësve kryesor të tij (albuminën), duke modifikuar gjenetikishtë bimët e orizit aziatik (Oryza sativa), falë implantimit të një gjeni njerëzorë në gjenet e orizit.
AlbuminaAlbumina është një proteinë e plazmës së gjakut (përbërësja e lëngshme e gjakut, në të cilën lundrojnë të gjitha qelizat e gjakut) prodhohet nga mëlcia dhe ka shumë funksione të rëndësishme, midis të cilave rregullimin e shpërndarjes së rregullt të lëngjeve trupore dhe transportin e acideve yndyrore, hormoneve dhe ilaceve brenda organizmit tonë. Kjo proteinë, mungesa e prodhimit të së cilës i detyrohet një serie sëmundjesh të mëlcisë, përdoret në shkallë të gjerë në trajtimit e Cirrozës, djegieve dhe traumave hemorragjike. Në natyrë gjendet te qumështi, te veza dhe te manaferra.
Më mirë orizi se dhuruesit njerëzorëAktualisht pjesa më e madhe e albuminës nxirret nga dhuruesit. Kjo gjë implikon dy problematika: E para i përket faktit se materiali në dispozicion nuk është i mjaftueshëm për të mbuluar nevojën reale; e dyta paraqitet nga rreziqet dhe kostot e nevojshme për të kryer analizën imunologjike, domethënë kërkimin për viruse të tjerë si Hiv-i dhe epatiti në gjakun e dhuruesve. Sipas studimit kinez, i publikuar në revistëen shkencore amerikane “Proceedings of the National Academy of Sciences”, falë orizit transgjenik mund të përftohen tre gram albumin për cdo kile oriz. Proteina e prodhuar falë teknikës së studiuesve të universitetit të Wuhan rezultoi kimikisht dhe fizikisht identike me atë që qarkullon në trupin njerëzorë.
Përdorime të tjeraEkipi i studiuesve kinez, i koordinuar nga Daichang Yang, për të futur gjenin Gt13a në ADN-në e orizit përdori një bakter. Duke përdorur të njëjtën procedurë shkencëtarët dëshirojnë të prodhojnë edhe proteina të tjera të gjakut si hemoglobina, përgjegjëse për transportin e oksigjenit, apo edhe insulinën
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44.5%
-
I keq
20%
-
As i mirë as i keq
35.5%
Vota total: 586
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Korrupsioni, pesticidi më i rrezikshëm i ekonomisë', Tabaku reagon për bllokimin e mandarinave: Njollë e keqe sigurinë për ushqimore në vend
26 Dhjetor, 12:53
-
Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri
26 Dhjetor, 12:52
-
Sot në 13:30 Man. City - Everton, Armando Broja e nis nga stoli
26 Dhjetor, 12:47
-
'Ne blejmë më shtrenjtë se qytetarët e BE', deputetja e PL-së: Shëndeti i shqiptarëve kërcënohet si nga prodhimi vendas dhe ai i importit
26 Dhjetor, 12:40
-
Prindërit e gënjyen për ekzistencën e Babagjyshit, letra e vajzës 8-vjeçare bëhet virale: Kurrë mos falni një gënjeshtar
26 Dhjetor, 12:29
-
'Giro d'Italia' nis nga vendi ynë, drejtori Mauro Vegni: Në Shqipëri i trembemi erës, dy etapa janë për burra të fortë
26 Dhjetor, 12:25
-
Banorët e Roskovecit kundër ndërtimit të termocentralit: Qeveria të anulojë lejen, shkakton ndotje e sëmundje! Lejen për TEC-in e 'Gener 2' e dha Balluku
26 Dhjetor, 12:12
-
Diples me arra dhe sherbet, ëmbëlsirë super e shpejtë nga zonja Albana
26 Dhjetor, 11:58
-
Mohamed Salah foto me familjen për Krishtlindje, 'masakrohet' në komente
26 Dhjetor, 11:54
-
Fluturimi i dronit në Shtëpinë e Bardhë, urimet e fundit për festat e fundvitit të Biden për amerikanët
26 Dhjetor, 11:52
-
Tutmaç, qofte në petë nga zonja Albana
26 Dhjetor, 11:43
-
Brinjë viçi me gështenja dhe perime nga zonja Albana
26 Dhjetor, 11:38