TIRANE - Orkestra Simfonike e Radio Televizionit Publik Shqiptar shfaq mbrëmjen e sotme në sallën e Universitetit të Arteve një koncert nën drejtimin e dirigjentit Gridi Kraja. Në skenën e Universitetit të Arteve do të luhet "Pas de deux" nga baleti “Arrëthyesi" i Pioter Iliç Çajkovski.
Po nga Çajkovski do të luhet edhe uvertura 1812. Në program është edhe "Rapsodia Blu” për piano dhe orkestër me soliste Erlis Kraja nga kompozitori amerikan George Gershëin. Timpanisti i Orkestrës në pozitën e dirigjentit, Gridi Kraja, ka përcaktuar solistët dhe programin.
Dubël koncerti për violinë dhe violoncel i Johanes Brahms është i pari recital për Nevila Dergjinin, e cila interpreton përkrah kolegut Andi Alimemaj. Në datën 8 korrik, Orkestra e RTSH-së do të shfaqë një tjetër koncert në hollin veror "Gjon Simoni" në Radio Tirana, në kuadër të stinës artistike që është drejt fundit.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 29.06.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com