TIRANË - Teatri Operas dhe Baletit në Tiranë mbrëmjen e kësaj të diele u pushtua nga tingujt e Orkestrës FVG Mitteleuropa,e krijuar nga rajoni Friuli Venezia Giulia.
 
Nën drejtimin e mjeshtrit Vram Tchiftchian orkestra luajti për publikun e kryeqyteti,  ouverture nga Coriolano, simfoni nga Beethoven, Maggiore nga Schubert dhe Cajkovskij.
 
Orkestra FVG Mitteleuropa ka nisur një turne ballkanik, deri më tani ka kaluar në Kutina, Banja Luka, Sarajevë dhe Podgoricë, ndërsa këtë diel u përqendrua Tiranë.
 
Qëllimi i turneut të kësaj orkestre është promovimi i vlerave dhe talenteve muzikore të rajonit, jo vetëm të artistëve me profesionalizëm të afirmuar, por edhe artistëve të rinj.
 
Nga ana tjetër orkestra Friuli Venezia Giulia Mitteleuropa, synon të transformohet në një institucion muzikor referues për Evropën e re e për ta kthyer rajonin që përfaqëson në një bashkësi shoqërore, kulturore dhe ekonomike.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)