Festivali “Takimi kombëtar i orkestrave të harqeve, muzika e dhomës dhe krijimtaria e saj” uli siparin në Teatrin Skampa të Elbasanit.
Orkestra sinfonike e Forcave të Armatosura fitoi edicionin IX të këtij festivali. Cmimi i dytë shkoi për orkestrën e shoqatës ‘simfo art’, ndërkohë ansambli më i mirë u vlerësua Quinteti ‘Ad Libitum’ i Shkodrës. Instrimentisti më i mirë nga juria profesioniste, u vlerësua Erand Kurani.
Festivali i vetmi i këtij lloji në vend synon të mbajë gjallë traditën. Drejtori artistik, dirigjenti, Blerim Narazani thekson rëndësinë e këtij eventi për shkollat e muzikës dhe universitetin e arteve, pasi interesi duket në rënie dhe rreziku i madh.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate%20shqiptarja.png)
Në festival morën pjesë, 12 orkestra sinfonike, nga disa qytete si Korça, Shkupi, Vlora, Durrësi. 200 artistë u ngjitën në skenë përgjatë tre netëve, ndërsa të ftuar special ishin një orkestër bullgare dhe Duo Violinë e Violë nga Spanja.
Komente
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)