Orkestrat shqiptaro-italiane, festojnë marrjen
e presidencës italiane të Këshillit të BE-së

"Udhëtimi drejt Europës”, koncerti nën dirigjimin e italianit Guido Corti ka celebruar mbrëmë në Tiranë marrjen e presidencës italiane të Këshillit të Bashkimit Europian. Pas Tiranës artistët e rinj shqiptarë do të prekin edhe disa qytete të tjera, ku i fundit do të jetë Brukseli.

“Një udhëtim drejt Evropës” ka sjellë interpretime muzikore nga orkestrat shqiptaro-italiane si “Ouverture de L’Italiana in Algeri”, “La Sinfonia n.104 in Re maggiore” e Haydn, “Danze Rumene” e Bartok e “Danze Ungheresi” e Brahms.

Presidenca italiane e Këshillit të Bashkimit Evropian është hapur zyrtarisht mbrëmë me një koncert të Orkestrës Rinore të Shkollës së Muzikës së Fiesole-s dhe Orkestrën Rinore Shqiptare.

Koncerti u përshëndet nga Ministrja e Kulturës,Mirela Kumbaro, dhe ambasadori italian në Tiranë, Massimo Gaiani. Aktiviteti, nën drejtimin artistik të Pëllumb Vorpsit dhe Arbër Nezirit, është organizuar nga Fondacioni Idea në Tiranë dhe Shkolla e Muzikës së Fiesole-s, në bashkëpunim me AmbasadënItaliane në Tiranë dhe Institutin Italian të Kulturës.

Aktivitetet me rastin e presidencës italiane do të vazhdojnë deri më 3 korrik, me përurimin e ekspozitës “Kufijtë: gjuhë, hapësirë, objekte, njerëz” pranë Institutit Italian të Kulturës me një ekspozitë fotografike të artistes Agnese Purgatorio.

Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com",versioni print

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Ardian Vehbiu: Histeria ndaj kryepeshkopit Anastas

Ardian Vehbiu: Histeria ndaj kryepeshkopit Anastas