Orlando: 12 të dënuar në Itali
nuk arrestohen në Shqipëri

Orlando: 12 të dënuar në Itali<br />nuk arrestohen në Shqipëri<br>
Ministri italian i Drejtësisë, Andrea Orlando, ka dhënë një intervistë me gazetarin Carlo Bollino, e cila do transmetohet sot në Report TV. Në intervistën për gazetarin Bollino, gjatë vizitës në Shqipëri, ministri italian kërkoi nga Tirana zyrtare që të zbatojë vendimet në mungesë nga drejtësia italiane. Bëhet fjalë për të paktën 12 raste specifike të vendimeve në mungesë.

Ministri italian tha se janë shqiptarë të dënuar në mungesë në Itali, por që ndodhen në Shqipëri, për të cilët Italia kërkon ekzekutimin e vendimit të saj, ndërkohë që ata nuk janë arrestuar. Ministri shtoi se në disa raste drejtësia shqiptare ka ulur ndjeshëm vitet e dënimeve të dhënë nga drejtësia italiane.

VIDEO/Intervista e plotë e ministrit italian për gazetarin Carlo Bollino

-Prej shumë vitesh flitet për transferimin e të dënuarve shqiptarë nga Italia drejt Shqipërisë për të vuajtur dënimin në Shqipëri, në ç’pikë jeni në lidhje me këtë temë?
Orlando:
Ne sot kemi folur që të rinisë ky diskutim, nga njëra anë ka pasur gjithnjë vështirësi nga pala shqiptare edhe për shkak të mbipopullim të burgjeve shqiptare, nga ana tjetër ka patur një marrëveshje dypalëshe për ndërtimin një strukture (burgu) që do të lehtësonte zhvendosjen e të burgosurve drejt Shqipërisë. Në fakt struktura u ndërtua, por fatkeqësisht transferimi i të burgosurve nuk ndodhi ashtu siç pritej. Kështu që tani po e rimarrim këtë argument por sigurisht me një sistem garancish më solide se në të kaluarën.

-Mund të na ndihmoni me një shifër për të kuptuar fenomenin, sa janë të dënuarit shqiptarë në Itali?
Orlando
: Mbi një mijë dhe flasim për ata që kanë vendim të formës së prerë dhe që mund të transferohen pasi ata që janë në pritje dhe duhet të rrinë në burgjet italiane deri në fund të përfundimit të procesit. 

-Ka dhe një problem të njohjes së vendimeve italiane nga pala shqiptare? më rezulton se janë rreth 12 raste ?
Orlando
: Po dhe është një çështje që e diskutuam edhe sot me ministren shqiptare, dhe i referohet atyre rasteve kur dënimet janë dhënë në mungesë. Kodi italian e lejon ndërsa ai shqiptar jo, dhe kjo nuk ka bërë të mundur një lexim të përbashkët mes palëve të çështjeve proceduriale. Ne mendojmë që në bazë të traktateve edhe këto vendime duhet të ekzekutohen. Është një element që duhet të sqarohet dhe synojmë ta sqarojmë. 

-Për të kuptuar më qartë, janë 12 shqiptarë të dënuar në Itali, që ndodhen në Shqipëri, por këtu nuk arrestohen dhe as nuk ekstradohen drejt Italisë.
Orlando
: Pikërisht kështu, sepse pala shqiptare mendon që këto procese nuk janë konform ligjeve në Shqipëri dhe nuk janë ekuivalente me dënimet në Shqipëri, siç ndodh me vendimet që nuk e kanë këtë problem. Ndërsa ne mendojmë që edhe vendimet e dhënë në mungese sipas modelit të një procesi të rregullt duhet të ekzekutohen.

-Bëhet fjalë për krime të rënda ?
Orlando:
Jo të gjitha, por ka dhe vendime domethënëse. 

-Dhe këta 12 janë të lirë këtu në Shqipëri, nuk janë të ndaluar?
Orlando:
Mendoj se po, por nuk është e thënë se mund të jenë të ndaluar edhe për çështje që nuk kanë lidhje me proceset në Itali. 

-Pashë që në memorandum flitet për ndërtimin e një tjetër burgu nga Italia, është një hipotezë konkrete, është një kërkesë e palës shqiptare ?
Orlando:
Është një kërkesë që vjen nga pala shqiptare, unë theksova faktin se ndryshe nga marrëveshja e kaluar, sot duhet të përfshijmë dhe ministrinë e infrastrukturës në këtë çështje, por siç e thashë më lart për të krijuar një sistem garancish për të evituar atë që ka ndodhur në të kaluarën. 

-Po procedurat e ekstradimit funksionojnë?
Orlando:
Po funksionojnë

-Kemi ndonjë shifër për të kuptuar më mirë 
Orlando:
Nuk kam shifra të fundit, por është një mekanizëm që ecën dhe nuk kemi probleme.

-Një problem që konfuzion pak opinion publik është dhe roli i Ministrisë së Drejtësisë në hetimet e çështjeve të caktuara? Dua t’ju bëj një pyetje meqë është folur dhe në media, vizita juaj a lidhet me ndonjë arsye të veçantë për sa i përket ndonjë hetimi që po zhvillohet në Shqipëri ?
Orlando: Absolutisht jo. Dua ta ritheksoj siç e bëra edhe gjatë konferencës për shtyp me ministren, ministri nuk merret me hetime, unë nuk bëj punën e prokurorisë. Maksimumi në raste të caktuara kur nuk ka bashkëpunim mes palëve, ministri thekson nevojën për bashkëpunim, por nuk është rasti i Shqipërisë sepse siç ju thashë bashkëpunim me Shqipërinë funksionon. Roli im si ministër nuk është roli i prokurorit, roli im është roli i përfaqësuesit të qeverisë për të arritur marrëveshje që e bëjnë më mirë shkëmbimin e informacioneve. 

-Është folur për probleme që lidhen me vonesa në shkëmbimin e informacionit apo dosjeve?
Orlando:
Ka vende me të cilat ky është një problem i ndjeshëm. Me Shqipërinë mund të them se situata është normale dhe në disa raste shumë e mirë. Sigurisht që mund të bëhet edhe më mirë. Mendoj se një bashkëpunim edhe më i mirë mes gjykatave do ishte pozitiv, por nuk kemi probleme në këtë drejtim ku mund të kritikojmë palën shqiptare. 

-Pra ka një shkëmbim informacioni mes prokurorive dhe gjykatave pa pengesa mes dy vendeve?
Orlando:
Po, nuk kemi probleme të kësaj natyre, sigurisht që ne u përgjigjemi autoriteteve shqiptare kur na kërkojnë informacion, dhe më shpesh kërkojmë ne informacion nga pala shqiptare. Ne nuk dimë as si hetohet dhe as çfarë hetimesh zhvillohen në Shqipëri. 

-Protokolli flet edhe për shkëmbimin e formacionit. Çfarë parashikoni në veçanti, sidomos në fushën e magjistraturës?
Orlando:
Parashikojmë që Shkolla e Magjistraturës të luajë një rol në mbështetje të procesit të ndryshimit të magjistraturës shqiptare dhe parashikojmë që të ketë një bashkëpunim edhe ne fushën e personelit ku Italia ka një eksperiencë mjaft të mirë. 

-Ka dhe hetues italianë që do të vijnë në Shqipëri për të asistuar organet e reja të drejtësisë krahas hetuesve britanikë apo amerikanë? A u fol dhe për këtë çështje në takimin e sotëm?
Orlando: Jo në mënyrë specifike sepse marrëveshja e sotme është një marrëveshje kuadër. Dhe nuk kemi folur për çështja të veçanta, por kemi krijuar kushtet që mund të ndërmarrim veprime në çështje të caktuara. 

-A mund t’ju pyes z. Ministër, nëse keni patur ndonjë kërkesë të veçantë nga pala shqiptare apo që ju të keni bërë ndonjë kërkesë specifike?
Orlando:
Kërkesa që bëra ishte pikërisht njohja e vendimeve, është ndoshta çështja e vetme që përbën një hije në bashkëpunimin mes dy vendeve. Kemi kërkuar nga Shqipëria një qasje të duhur në mënyrë që reformat që janë ndërmarrë të japin efekt të menjëhershëm, por kjo është një teme politike dhe jo me karakter specifik, kemi kërkuar një qasje të duhur që reforma kushtetuese e drejtësisë të japë rezultate të shpejta edhe në sistemin e drejtësisë. 

-Mbaj mend se një tjetër problem në fushën e drejtësisë ishte mosekzekutimi i masave të sigurisë nga autoritetet shqiptare për shtetas shqiptarë për llogari të drejtësisë italiane. Ekziston më ky problem, a ka një black listë?
Orlando: Nuk kam sinjalizime të kësaj natyre, as nga prokuroria italiane, edhe pse është krijuar një marrëdhënie më e ngushtë mes dy prokurorive. Prokurori Roberti, shefi i prokurorisë së antimafias ka ardhur në Shqipëri dy herë. Duke qenë se Shqipëria ka pranuar rolin e Italisë në luftën kundër krimit të organizuar më duket se ka patur bashkëpunim të plotë në këtë drejtim. Si funksionon sot sistemi i drejtësisë në Shqipëri është në vëmendjen edhe të Bashkimit Europian dhe janë shqiptarët të parët që mendojnë se ky sistem duhet të ndryshojë. Për sa i përket raportit me Shqipërisë është një raport i kërkuar më vullnet të plotë. 

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë