“Dancing with the stars” spektakli i yjeve që pritet të nis në 29 mars, në ekranin e Vizion Plus do të sjellë për publikun shumë emra të njohur të skenës shqiptare, si Elvana Gjata, Zhaku, Afërdita Dreshaj, Seldi, etj. Por një tjetër artiste që do të ngjitet në skenë është edhe Ornela Bregu. Artistja dhe motra e Ministres së Integrimit, Majlinda Bregu, i ka munguar prej kohësh skenës shqiptare, por do të jetë pjesë e edicionit të 3-të të spektaklit të yjeve. Në këtë foto e shikojmë të veshur shumë sportive, dhe të shoqëruar nga balerini Dion Gjika. Mesa duket Gjika do të jetë balerini profesionist që do të shoqërojë Bregun përgjatë performancave të saj. Ne nuk na ngelet gjë tjetër vecse ti urojmë suksese në këtë eksperiencë të re te sajen.
SU/ Shqiptarja.com








