"Ornela puthi të birin dhe i tha mirupafshim para se të hidhej nga dritarja", detajet shokuese nga i afërmi i aktorit Florind Belliut! Dëshmia e fëmijës në polici

Ngjarja tragjike e ndodhur disa ditë më parë në Nju Jork në SHBA, ku aktori shqiptar Florind Belliu dhe gruaja e tij Ornela humbën jetën në mënyrë tragjikë duke rënë nga ballkoni i katit të gjashtë mund të jetë një vetëvrasje e dyfishtë me paramendim e çiftit. Të paktën sipas intervistës së një prej të afërmve të Belliut, i cili thotë se njëri prej djemve të vegjël të çiftit ka treguar në polici se  e pa ngjarjen dhe u tha autoriteteve se e ëma e kishte puthur, i kishte dhënë lamtumirën dhe më pas ishte hedhur.

Adem Belliu, i afërmi i aktorit shqiptar Florind Belliu ka thënë në një intervistë për Euronews se që të dy janë hedhur nga dritarja dhe kanë vdekur në vend.  Sipas tij ekspertiza thotë që nuk ka pasur dhunë që të shtyjnë njëri-tjetrin.

Dy pistat e hetimit janë vetëvrasje e dyfishtë me paramendim e çiftit, dhe vrasja e gruas (e cila ishte shtatzëne) nga ana e Florindit, e më pas hedhja nga ballkoni i katit të gjashtë në mënyrë të vullnetshme pas aktit të kryer, e këtij të fundit. Hetuesit, ndërsa vijojnë punën, thonë se në shtëpinë e çiftit nuk kishte asnjë shenjë vetëvrasjeje, ndërsa kanë konstatuar se Ornela “ka rënë” e para nga ballkoni. Versioni i një vetëvrasjeje të përbashkët, - në kohën kur Ornela, shtatzënë, ishte e shëndetshme mendërisht -, sa vjen e errësohet. Ngjarja ndodhi më 7 gusht në New York, ku çifti u gjet i vdekur poshtë ballkonit në oborrin e shtëpisë ku banonin në New York.

Lajm në përditësim...

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:58
Kërkuan para për të marrë kujdestarinë e 2 fëmijëve, motrat e aktorit Florind Belliu mbledhin mbi 50 mijë dollarë për 24 orë

1660121720_OrnelaShehi439x450.png

Dy motrat e aktorit Florind Belliu, aktorit që u hodh nga kati i 6 ballkonit sëbashku me gruan e tij, duke lënë pas dy fëmijë, kanë kërkuar ndihmë financiare për të marrë kujdestarinë e dy djemve të mitur, 2 dhe 6 vjeç.

Dy motrat kanë hapur një llogari në Gofoundme, ku kanë kërkuar një ndihmë prej 50 mijë euro që të marrin kujdestarinë e fëmijëve.

Ajo çfarë shihet në llogarinë e tyre është se brenda 24 orëve dy motrat e aktorit kanë mbledhur deri më tani 50 mijë dollarë.

K.T./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • shoku: 12/08/2022 14:00

    Mos jane viktima te sektit Jehovai, ka shume qe jane shplare trute nga sekt I rrezikshem

    Përgjigju
    • Baçi: 13/08/2022 15:37

      Popo jehovai jehovai. Se kta te Allahut jane burra tmire kta qe i ven thesin ne koke grave e i godasin me gurë deri sa ti dali shpirti gjith fshati sikur po vrasin djallin vet

    • Gianna: 13/08/2022 11:08

      Cjane keto budallalleqe qe nxjerr nga goja.Asnje fe ste thote te vetevritesh.Djali ishte i diagnostikuar me skizofreni.Asnje fe sia kish fajin.Ata qe e nxoren nga klinika pa qene 100 perqind mire e kishin fajin.Dhe e shkreta grua qe i rrinte prane nga miresia, deri ne momentin qe e vrau bashke me beben e vet...Tragjedi.

    • Illi: 12/08/2022 14:16

      Ky ne intervisten e fundit thote ne dore te Allahut.

  • ANA: 12/08/2022 12:49

    MBASE E KANE KERCENUAR( BAZUAR DHE NE LETREN QE FLORINDI KA LENE)ESHTE DICKA QE VETEMATA TE DY E DINE DHE E MOREN ME VETE.SHPRESOJ QE TE DALI NE DRITE E VERTETA

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se aksioni për konfiskim është zgjidhja e duhur për ndërtimet pa leje?



×

Lajmi i fundit

Akademia e Shkencave risjell për herë të dytë në Shqipëri një nga konferencat më mëdha të shkencës

Akademia e Shkencave risjell për herë të dytë në Shqipëri një nga konferencat më mëdha të shkencës