Orosh, rruga e amortizuar, banorët: Të merren masa për rregullimin

Rruga që lidh fshatin Orosh me rrugën e kombit, prej vitesh ndodhet në gjendje të mjerueshme. Banorët  shprehen se nga Bashkia e rrethit Mirditë, nuk është  marrë asnjë masë për rikonstruktimin e saj, pavarësisht kërkesave të bëra. 

Oroshi, dikur kryeqendra e Mirditës, me një histori të vjetër sa vetë jeta, sot gjendet i braktisur. Rruga që lidh Oroshin me zonat përreth është në një gjendje aspak normale, madje nuk të jep përshtypjen e një rruge, pasi në të gjithë gjatësinë e saj ka gropa të thella të shkaktuara nga gërryerjet e ujit. 

Banorët e Oroshit kërkojnë rikonstruktimin e kësaj rruge lidhëse me atë të Kombit, e cila është vetëm 4 kilometra e gjatë, por nga amortizimi i tejskajshëm, duhet 1 orë për ta përshkuar.

Ne kemi shumë probleme, jemi shumë mangët me të gjitha. Kryesorja për ne, është qarkullimi rrugor.

Preng Tuci, banor i Oroshit

Problemet më të mëdha të kësaj zone dhe të një fshati, siç është Oroshi, fshat me histori në Mirditë dhe njihet në botë e në tërë Shqipërinë. Thanë që mbas 90-ës që do ta bëjmë, do ta rregullojmë, por asnjë qeveri nuk e ka rregulluar. Duhet 1 orë për 4km të shkosh në autostradë.

Arben Prenga, banor i Oroshit

Nga Bashkia e rrethit të Mirditës nuk është marrë asnjë masë për rregullimin e rrugës, pavarësisht vështirësive që ajo sjell, sidomos në raste urgjencash mjekësore.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër