Rruga që të çon në zonën turistike ‘Shtegu i Ngjyrave’, 30 vite në harresë! Banorët e Novosejës: Po e ndërtojmë vetë  

Çdo ditë banorët e Novosejës në Njësisë Administrative të Shishtavecit dhe ata të fshatit Turaj të Njësisë Topojan përshkojnë këtë rrugë me gjatësi 12 km, plotësisht i shkatërruar ndërsa dy urat e vogla janë drejt shembjes.

Mungesa e investimeve nga bashkia dhe qeveria i ka detyruar këto familje të mbledhin para nga buxheti familjar për të ndërtuar një segment të rrugës.

"Katastrofë është shteti nuk vë dorë. më parë shkon me gomar se sa me makinë. Po të sëmuret njeri duhet me e mbajt në krahë me barelë", thanë banorët.

"Kemi mbledh vetë lekët nëpër familje, kemi bërë 4 milionë lekë dhe do të bëjmë kanalin e rrugës dhe mbushjen. Tek shteti s'kemi besim se ka 30 vjet që nuk vënë dorë asnjë qeveri as PS as PD", shprehet një i ri.

Kjo rrugë u shërben 90 banorëve të zonës si dhe turistëve të shumtë vendas e të huaj që vizitojnë “Shtegun e Ngjyrave” dhe Liqenin e Novosejës që ndodhet në prehër të Malit të Kallabakut dhe është një prej perlave të Parkut Natyror Korab-Koritnik -Kukës.

I.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)