Ortek në Malësi të Madhe
Moti i keq izolon komunat

Ortek në Malësi të Madhe<br />Moti i keq izolon komunat
Dëbora dhe temperaturat e ulta prej ditëësh po krijojnë probleme në të gjithë vendin. Këtë të dielë situata paraqitet e vështirë kryesisht në zonën veriore.
Kështu, në rrethin e Pukës, të gjitha fshatrat janë të bllokuara nga dëbora. Në këtë rreth janë të pakalueshme akset Fushë Arrës- Kukës, Fushë Arrës-Fierzë, ndërsa mund të kalohet me zinxhirë aksi Fushë Arrës-Mirditë. Probleme nga bora ka edhe në rrethin e Kukësit, të kalueshme me zinxhirë janë akset Morinë-Kalimash, Morinë-Kalimash. Mësohet se në qytet trashësia e dëborës arrin në 70 cm.

PUKË
Problematik mbetet rrethi i Pukës, ku të gjitha fshatrat janë të bllokuara nga bora. Në këtë rreth janë të pakalueshme akset Fushë Arrës-Kukës, Fushë Arrës-Fierzë, ndërsa mund të kalohet me zinxhirë aksi Fushë Arrës-Mirditë. Një ortek i rënë gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm në aksin Fushë Arrëz-Mirditë ka shkaktuar bllokimin e këtij segmenti, më saktësisht në rrugën që të con për në fshatin Hadroj.
Raportohet se 3 autobusë janë bllokuar në vendin e quajtur Luf, përgjatë segmentit Pukë-Shkodër. Bëhet fjalë për autobusët e linjës Tiranë-Pukë, Durrës-Pukë dhe Lezhë-Pukë. Ndërsa në aksin Pukë-Fushë Árrëz është bllokuar furgoni i linjës Shkodër-Fushë Arrëz.

ORTEKU NË MALËSINË E MADHE
Probleme nga bora ka edhe në Malësinë e Madhe. Komunat Dukagjin dhe Vermosh janë të bllokuara, ndërsa në fshatin Udace të komunës Kelmend ka rënë edhe një ortek, duke dëmtuar një shtëpi të fshatit. Komisioni i Emergjencës Civile pranë Prefekturës së Shkodrës konfirmon se nga orteku nuk ka pasur viktima, përveç dëmtimit të një banese. Mësohet se orteku ka dëmtuar banesën e Zef Necaj në fshatin Budace. Ndërkohë që dëme ka pasur në bagëti. Raportohet se rreth 20 kokë bagëti që ndodheshin në një kasolle pranë banesës kanë ngordhur. Rrezik kanë pasur dhe dy banesa të tjera në këtë lagje të fshatit, por ato nuk janë prekur nga orteku. Zhurma e shkaktuar nga orteku ka bërë që pjesëtarët e familjes së Zef Necaj të largohen në kohë nga banesa.

Zyrtarë të Komisionit tëi Emergjencës Civile pranë Prefekturës së Shkodrës bënë të ditur se një ekip i komunës së Kelmendit ka shkuar në fshat për të bërë vlerësimin e dëmeve. Ndërkohë familja Necaj është strehuar te të afërmit të tyre në fshat.


KUKËS
Mësohet se mëngjesin e sotëm janë rikthyer edhe reshjet e borës në këtë zonë, duke e bërë situatën më të rëndë për komunat Zapod, Arrën, Shishtavec, Topojan etj. Disa komuna të thella në Kukës janë të bllokuara prej një muaji, ndërsa banorët atje nuk mund të furnizohen as me ushqime, rezervat e të cilave janë drejt përfundimit. Të bllokuara nga bora edhe disa komuna në Tropojë e Has. Në rrethin e Kukësit paraqesin probleme edhe akset rrugore, kështu të kalueshme me zinxhirë janë akset Morinë-Kalimash, Morinë-Kalimash. Në akset rrugore qarkullojnë borëpastrueset, por reshjet e borës vështirësojnë edhe punën e tyre. Mësohet se në qytet trashësia e dëborës arrin në 70 cm.

TROPOJË
Reshjet e vazhdueshme të dëborës kanë sjellë bllokimin thuajse të plotë të rrethit të Tropojës nga pjesa tjetër e vendit. Sipas nën prefektit, Nuredinn Ahmetaj, reshjet e dëborës janë të vazhdueshme aq sa në qytetin e Bajram Currit trashësia e dëborës ka arritur në 1,2 metër. Në këtë situatë është bllokuar lëvizja e mjeteve edhe në aksin rrugor qafë Morinë – Bajram Curri – Fierzë. Për rihapjen e këtij aksi rrugor, që lidh rrethin e Tropojës me Kosovën, po punojnë 6 mjete, prej të cilave 4 borëpastruese. Në kushtet kur reshjet e dëborës po vazhdojnë janë krejtësisht të izoluar komunat e Llugajt, Bujanit, Lekbibajt, Margegajt dhe Bytycit. Për mbajtjen nën kontroll të situatës po punohet pa ndërprerje për rihapjen e akseve kryesore rrugore, ndërsa më e rëndë është situate për akset rrugore rurale që tashmë janë plotësisht të mbylluara.


DIBËR
Probleme nga dëbora edhe në qarkun e Dibrës. Të bllokuara janë komunat Lurë, Kala e Dodës, Ostren, dhe Macukull. Ndërsa komuna Trebinjë prej tre ditësh vuan mungesën e energjisë elektrike.

GRAMSH
Reshjet e borës paraqesin probleme edhe në rrethin e Gramshit. 5 komuna atje janë të bllokuara nga bora, ndërsa prej 4 ditësh fshatrat Kukur, Porocan, Tunjë dhe Lenije, vuajnë mungesën e energjisë elektrike. Raportohet se aksi rrugor që lidh Gramshin me Korcën është i bllokuar.

DURRËS
Moti i paqëndrueshëm dhe temperaturat e ulta do të shoqërojnë sot kushtet atmosferike në gjirin detar të Durrësit. Sipas burimeve pranë kapitenerisë gjatë natës ka patur një qetësim të kushteve detare. Pas një jave të vështirë për lundrimin e motopeshkatoreve, anijeve dhe trageteve sot paradite tragetet e linjës Bari – Durrës "Rigel", "Riviera adriatica" dhe "MF Ankara" kanë mbërritur normalisht në qytetin bregdetar. Era sot do të ketë drejtimin veri-verilindje me shpejtësi nga 6-8 m/sek. Temperaturat e ajrit në mesditë pritet të arrijnë vlerat maksimale 8-9 gradë Celsius, duke shënuar një ulje prej 2-3 gradë në krahasim me ditën e shtunë. Valëzimi brenda gjirit të Durrësit parashikohet të ketë forcën 2, ndërsa në det të det të hapur nga 3-4 ballë-shtuan burimet.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë