Ortodoksët në protestë: Drama e
Namikut na fyen, Dokle: Absurde

Ortodoksët në protestë: Drama e <br />Namikut na fyen, Dokle: Absurde
KORCE - Drama “Shën Maria e Beratit” me skenar të deputetit socialist Namik Dokle ka ngjallur pakënaqësi te komuniteti ortodoks i cili përmes një deklarate për mediat e cilëson këtë vepër fyerje ndaj ndjenjave të besimtarëve dhe institucionit të Kishës Ortodokse.

Drama, e cila për 5 netë me radhë u vu në skenën e teatrit të Korçës “Andon Zako Çajupi”,  frymëzuar nga ngjarjet e mesjetës përcjell mesazhin mes së mirës dhe së keqes si historia e piktorit të “Shën Marisë”, që guximin për të thyer tabutë, e pagoi me jetë përballë obskurantizmit të kohës.

“Kjo dramë u luajt me paturpësinë më të madhe në nivele artistike mediokre, përpara qytetarëve të Korçës. Me një skenar bazuar tërësisht mbi gënjeshtra historike, të tipit PPSH”, -thuhet në deklaratën e Kishës Ortodokse.

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i vetë autorit Namik Dokle, i cili në një prononcim për televizionin A1Report e cilësoi absurde protestën e komunitetit ortodoks.

Gjatë nje bisede telefonike me gazetarin Andi Kapxhiu, Dokle theksoi se drama nuk është blasfemike. “Në plan religjioz kjo dramë është një himn për kishën Autoqefale Shqiptare, sepse murgu si personazh i kësaj vepre është një murg që mbron Kishën Autoqefale”, tha për A1Report, deputeti socialist Namik Dokle, por këtë radhë në kontekstin e skenaristit. “Në dramë nuk ka asnjë personazh real, është fiction. Drama është një krijim artistik që s’ka të bëjë me asnjë ngjarje reale dhe asnjë personazh real. Drama mbron shqiptarët kundër shqiptarizimi, mbron drejtësinë kundër padrejtësisë. Ata që janë kundër kësaj drame janë kundër kësaj shqiptare. Drama ime i jep jetë Kishës Autoqefale”, u shpreh skenaristi i "Shën Marisë së Beratit".

Megjithatë Dokle nuk përjashtoi mundësinë e një xhelozie artistike. Dokle tha se nuk është informuar zyrtarisht për ndërprerjen e dramës dhe se u njoh me reagimet ndaj dramës së tij përmes mediave.

Ndërkaq, e kontaktuar nga televizioni A1Report, Drejtoresha e teatrit të Korçës “A.Z Çajupi”, Zamira Kita, deklaroi se shfaqja nuk është anuluar. Shfaqja u luajt nga 19-22 janar, dhe siç bën të ditur Kita, nuk pati asnjë reagim negativ tek qytetarët e Korçës. Duke shprehur habi ndaj deklaratës së Kishës Ortodokse e cila e cilëson basfemike veprën, Kita tha se në këtë kontest do të shihet nëse drama “Shën Maria e Beratit” do të vazhdojë të vihet më në skenë apo jo. “Mua më vjen keq që ka këtë reaksion mbas natës së 5 të kësaj drame. Sot ne e kishim menduar të bënim një pushim”, tha Kita. Duke i hedhur poshtë reagimet e kishës ortodokse, Kita tha se: “Kjo është shumë e rëndë shumë vulgare, s’ka blasfemi. Njerëzit na kanë uruar na kanë përgëzuar, dhe nuk kam dëgjuar që të ketë një pakënaqësi të vogël”.

Drama e shkruar nga deputeti i PS-së, Namik Dokle është vënë në skenë me regji të Dhimitër Orgockës e skenografi të Roland Karanxhës.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Ndryshimet në qeveri, Meta: Nga frika e ‘dëshmisë’ së Ahmetajt, Rama zëvendësoi 3 kukulla politike me 3 të tjera anonime

Ndryshimet në qeveri, Meta: Nga frika e ‘dëshmisë’ së Ahmetajt, Rama zëvendësoi 3 kukulla politike me 3 të tjera anonime