Osasuna kërkon fitoren në tavolinë kundër Barçës, Federata spanjolle sqaron rregulloren

Osasuna kërkon fitoren në tavolinë kundër Barçës, Federata spanjolle sqaron rregulloren

Festa e Barcelonës

Barcelona fitoi 3-0 kundër Osasunës mbrëmjen e së enjtes dhe kryeson La Ligan në Spanjë me tre pikë më shumë se Real Madridi. Tej rezultatit, është Osasuna që kërkon tri pikët në tavolinë dhe protagonist është mbrojtësi Inigo Martinez. Ka qenë Federata Spanjolle e Futbollit që ka vendosur pikat mbi "i" dhe ka thënë se aktivizimi lejohet.

NDODHIA - Mbrojtësi u largua nga kombëtarja e Spanjës për shkak dëmtimi. Në rregulloren e FIFA-s, një lojtar që tërhiqet për shkak dëmtimi nga kombëtarja nuk mund të luajë me klubin e tij për 5 ditët e ardhshme. Spanja e luajti ndeshjen e fundit më 23 mars. Lojtarët lejohen të luajnë brenda kësaj periudhe nëse federata e futbollit pranon ta lirojë lojtarin te klubi.

Reagimi i Federatës - Sipas gazetës 'Marca', RFEF ka konfirmuar se Spanja pranoi ta bënte këtë (lirimin) dhe nuk ka asnjë arsye për sfidim, veprim që Osasuna po e shqyrtonte orët e fundit.

Osasuna vendosi të vazhdojë me një ankesë dhe gjithçka pritet të shqyrtohet nga gjykata e Federatës, por me kombëtaren që liroi lojtarin duket se Osasuna nuk do fitojë gjë.

 

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 1 Prill, 10:16

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?



×

Lajmi i fundit

Të mbijetuarit e tërmetit në Mianmar pa ushqim dhe strehë ndërsa numri i viktimave rritet në 2700

Të mbijetuarit e tërmetit në Mianmar pa ushqim dhe strehë ndërsa numri i viktimave rritet në 2700