OSBE/ODIHR: Partitë të njohin
rezultatin e zgjedhjeve

OSBE/ODIHR: Partitë të njohin<br />rezultatin e zgjedhjeve
​Misioni i OSBE/ODIHR ka dhënë konferencën e parë për shtyp pas zgjedhjeve parlamentare të ditës së djeshme, duke publikuar të dhënat paraprake nga vëzhgimi i zgjedhjeve.

Kreu i delegacionit të vëzhguesve ndërkombëtarë, Roberto Batelli, tha se vëzhguesit kanë ndjekur procesin e votimit dje nga afër në të gjitha qendrat e votimit.

Ai theksoi se fushata e zgjedhjeve dhe votimi u karakterizuan nga një klimë tensioni të mbushura me akuza për shitblerje të votave dhe intimidim të votuesve. 

Nga ana tjetër vëzhguesit e OSBE/ODIHR vlerësuan rolin e KQZ-së në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, ndërsa ngritën shqetësimin e vonesave lidhur me numërimin e votave.  

"Akuzat për blerje votash dhe presionet ndaj zgjedhësve ulën besimin e publikut në proces. Gjatë një dite zgjedhjesh në një numër të theksuar qendrash nuk u respektuan plotësisht procedurat, pati vonesa në shumë vende, parregullsi kyce u vëzhguan.

Kjo përfshin markimin me bojë të munguar, votime në grup dhe ndërhyrje nga aktivistë të partive brenda dhe jashtë qendrave të votimit.

Shqetësimet nga intimidimet nga aktivistët e partive, numërimi u vonua, transparenca nuk ishte gjithmonë e garantuar.


Zgjedhjet u zhvilluan në kontekstin e elementëve të ndryshëm zgjedhor mes PS dhe PD dhe besim të ulët në proces elektoral", tha ai.

Numërimi i votave u vonua në shumë vende. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kreu detyrën në mënyrë transparente.

Jam paksa i zhgënjyer që shumë prej tyre dhe vecanërisht klima e besimit dhe presioni vazhdoi të vihej re edhe gjatë zgjedhjeve, si rezultat i një ngërçi që partitë kanë ndaj vendit. Ka ardhur koha ta adresojmë këtë cështje dhe besoj që qeveria e re të bëjë diçka për këtë në mënyrë të shpejtë dhe efektive, do të ketë mbështetjen tonë", tha ai. 

Eduart Kukan: Rezultati të njihet nga të gjitha partitë politike
Europarlamentari Eduart Kukan, përfaqësuesi i Parlamentit Europian sot në konferencën e OSBE-ODIHR siguroi se Shqipëria qëndron shumë lart në axhendën e BE.

Duhet ta theksoj këtë mesazh në të gjitha takimet tona. Delegacioni i PE ai qëndron deklaratës që sapo u prezantua nga Bateli, në emër të të gjithë vëzhguesve ndërkombëtarë, kreun e OSBE-ODIHR

jemi të kënaqur që drejtimi që ata morën në një mënyrë të qetë pjesën e vëzhguesve.

Të gjitha rekomandimet e OSBE-ODIHR duhet të ndiqen e të jenë prioritet. Rezultati të njihet nga të gjitha partitë politike”
.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Valteri zbulon ‘paktin’ Berisha-Meta për zgjedhjet 2025

Valteri zbulon ‘paktin’ Berisha-Meta për zgjedhjet 2025