OSBE/ODHIR injoron Metën, publikon raportin e ndërmjetëm para zgjedhjeve të 30 qershorit

OSBE/ODHIR injoron Metën, publikon raportin e ndërmjetëm para zgjedhjeve të 30 qershorit

Zyra e OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut publikon raportin e ndërmjetëm lidhur me zgjedhjet lokale të 30 qershorit, duke injoruar keshtu anulimin e tyre nga ana e Presidentit Meta 

Raporti i përket periudhës 24 maj deri në 11 qershor, dhe është publikuar ditën e sotme.

Që në përmbledhje, misioni i vëzhgimit të zgjedhjeve të OSBE/ODIHR në Shqipëri, thotë se zgjedhjet po mbahen në një ndarje të thellë politike mes PS-së dhe PD-së në opozitë së bashku me LSI-në duke përmendur bojkotin parlamentar dhe atë të garës elektorale të 30 qershorit. Përmenden po ashtu protestat e dhunshme të opozitës me kërkesën për dorëheqje të qeverisë dhe zgjedhje të parakohshme. Në 31 bashki, nga 61, PS garon vetëm me një kandidat. Në total janë 97 kandidatë bashkie, duke përfshirë 11 kandidate gra. Përveç kandidatëve për kryetarë bashkie, dy koalicione, njëri i udhëhequr nga PS-ja dhe tjetri nga Partia Aleanca Kuq e Zi, si dhe 14 parti që garojnë më vete, kanë paraqitur kandidatë për këshillat bashkiakë, në total 544.

PS-ja nuk e ka pranuar publikisht dekretin e Presidentit, i cili synon shfuqizimin e dekretit për vendosjen e datës së zgjedhjeve dhe vazhdon të mbajë mitingje në kryeqytet dhe në qytetet kryesore. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), po ashtu, vazhdon përgatitjet për zgjedhjet

(Kliko këtu për të lexuar raportin e ndërmjetëm të OSBE)

(Kliko këtu për të lexuar raportin e ndërmjetëm të OSBE në gjuhën angleze)

Misioni i vëzhguesve kryesohet nga Ambasadorja Audrey Glover, përbëhet nga një ekip bërthamë prej 13 vetësh i vendosur në Tiranë dhe 18 vëzhgues afatgjatë të dërguar në të gjithë vendin më 1 qershor. Anëtarët e misionit vijnë nga 22 shtete pjesëmarrëse të OSBE-së. ODIHR-i u ka kërkuar Shteteve pjesëmarrëse të OSBE-së të dërgojnë 250 vëzhgues afatshkurtër për të vëzhguar procedurat në ditën e zgjedhjeve.

Pikat kyçe të Raportit të OSBE

1-Fushata me vizibilitet të ulët, gjuha dominohet nga polemika dhe debatet

2-Zgjedhjet për kryetar Bashkie po mbahen në një ndarje të thellë politike

3- Opozita u tërhoq nga procesi i reformës zgjedhore që filloi pak kohë pas zgjedhjeve parlamentare të 2017-ës dhe që nuk çoi në asnjë ndryshim ligjor.

4-Kodi Zgjedhor nuk përmban asnjë rregullim specifik për zgjedhje pa kundërshtarë

5-Regjistrimi i zgjedhësve është një proces pasiv, ku listat e zgjedhësve nxirren nga Regjistri Kombëtar

i Gjendjes Civile. Ministria e Brendshme ka bërë përpjekje për ta përmirësuar këtë regjistër, ku

përfshihet edhe caktimi i një kodi të saktë adrese çdo zgjedhësi.

6-Deri më 6 qershor, KQZ-ja ka marrë 14 ankesa ndaj vendimeve të KZAZ-ve, të cilat lidhen kryesisht me regjistrimin e kandidatëve, por shumica e vendimeve të Kolegjit për këto ankesa nuk janë bërë ende publike. Kolegji Zgjedhor ka shqyrtuar 11 kërkesa ankimore ndaj vendimeve të KQZ-së, përfshirë vendime për regjistrim kandidatësh dhe për të drejtën e emërimit të komisionerëve zgjedhorë dhe ka lënë në fuqi 8 prej tyre. Shumica e vendimeve të gjykatës nuk janë publikuar të plota.

7-Më 29 maj, Komisioni Evropian rekomandoi hapjen e negociatave me Shqipërinë për anëtarësimin e saj në Bashkimin Evropian, por theksoi polarizimin e vazhdueshëm të mjedisit politik dhe mungesën e progresit në adresimin e rekomandimeve të ODIHR-it për reformën zgjedhore.

8-Nuk ekzistojnë dispozita specifike për zhvillimin e zgjedhjeve pa kundërshtarë.

9-Shumë rekomandime të mëparshme të ODIHR-it mbeten të paadresuara, duke përfshirë edhe ato në lidhje me paanshmërinë e komisioneve zgjedhore, transparencën e financimit të fushatave, dekriminalizimin e shpifjes dhe mekanizmin e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve zgjedhore. Opozita u tërhoq në dhjetor 2018 nga procesi i reformës zgjedhore që rifilloi pas zgjedhjeve parlamentare të 2017-ës.

Lajmi në përditësim...

/xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve