TIRANE- Akademia amerikane e Arteve, Filmit dhe Shkencave ndau mbrëmë në Los Angeles çmimet Oscar për rreth 25 kategori të ndryshme duke filluar nga filmi më i mirë, aktori, aktorja më e mirë dhe deri tek kostumet më të mira.
Filmi “Argo” me regji të Ben Aflek u shpall filmi më i mirë i vitit. Argos fitoi gjithsej 3 çmime Oscar në kategori të ndryshme. Daniel Day Lewis u shpall aktori më të mirë për rolin e Lincolnit. Jennifer Lawrence si aktorja më e mirë në filmin Silver lining Playbook.
Anne Hathaway si aktorja më e mirë në rol mbështetës në filmin Les Miserables. Si regjisori më i mirë çmimin Oscar e fitoi Ang Lee për filmin Life of Pi. Fituesit u zgjedhën nga rreth 5 mijë e 800 profesionistë të industrisë filmike, anëtarë të Akademisë amerikane të Arteve, Filmit dhe Shkencave. Ceremonia e këtij viti drejtua nga Seth MacFarlane.
Pjesmarrësit në ceremoni, i përshëndeti me televideo edhe zonja e parë Mishell Obama, e cila hapi edhe zarfin që mbante emrin e filmit më të mirë, Argo. Kjo ishte ceremonia e 85 vjetore.
Redaksia online
(aq/sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com